SUPERIORE/ Luhet sfida e 177-të, flet për “Telegraf” ish-mesfushori i Partizanit e Tiranës, Saimir Patushi.
PARTIZANI-TIRANA NË HISTORI, BILANC DHE AKTUALITET
BILANC
Partizani-Tirana
Ndeshje të luajtur 176
Fitore Partizani 73
Barazime 54
Fitore Tirana 49
Golat 236:188
Sfida Partizani-Tirana luhet ditën e dielë, datë 9 shkurt 2025, ora 20:00 në stadiumin “Arena e Demave”
HISTORI
Ndeshja e parë
Datë 30 mars 1947
Partizani-Tirana 8:0
Ndeshja e fundit
Datë 1 dhjetor 2024
Tirana-Partizani 0-0
Agron KAJA
Gjatë muajit janar u zhvillua merkato, sa efektive kanë qënë blerjet e reja nga skuadrat?
Përveç Egnatias, skuadrat e tjera nuk kanë patur afrime bindëse. Më duket një merkato shterpë, pasi ende nuk është ndjerrë ndryshimi prej emrave të rinj. Jemi larg çfarë duhet të presim, sepse në janar bëhet merkato me një patericë në dorë.
Në 23 javë të Superiores janë luajtur 115 ndeshje, si e përshkruani në tërësi këtë rrugëtim?
Këto 115 ndeshje po humbasin dita-ditës, sepse me këtë ritëm, futbolli po shkon si drejt greminës. Është alarm i madh për futbollin shqiptar, sepse i ka humbur “Kartolina” e tij, spektatori. Këtu duhet ta nisim analizën e ndeshjeve të luajtura.
Ka disa javë që Egnatia mban kryesimin në tabelën e renditjes, çfarë tregon kjo për kampionen në fuqi?
Egnatia dhe Dinamo kanë grup më të kosnsoliduar dhe më cilësor, së bashku me Vllazninë. Nuk kanë ndonjë marrsh të jashtëzakonshëm, për të thënë se nuk mund të ndryshojnë. Por që gjithsesi, ky është një kampionat i dobët.
Katër skuadrat e “Final 4” sikur po e “çimentojnë” këtë zonë, do kenë shqetësime nga skuadrat e tjera deri në fundin e kampionatit?
Nuk besoj se janë të shqetësuara, sepse nuk kanë presion nga skuadrat e tjera dhe deri në fund ato do përballen vetëm mes tyre. Këtë e tregon vetë shkëputja që ato kanë me skuadrat e mesit të tabelës, dhe afërsinë që kanë mes tyre në pikë.
Nisur nga rezultatet e javës së 23-të, cilat skuadra i mendoni se do jenë në mesin e “artë” të renditjes?
Unë besoj se deri në fund do jetë një luftë sportive mes Elbasanit, Teutës, Laçit e Tiranës, ndoshta dhe Skënderbeu. Në këtë “betejë” mes tyre, unë do dëshiroja që Tirana të shkëputet nga skuadrat e tjera, të cilat duket sikur po e sulmojnë.
Zona e skuadrave për mbijetesë sikur lëvizi këtë javë, mund të priten edhe këtu ndryshime në renditje?
Normalisht, besoj se nga java në javë ka patur ndryshime. Në javët e fundit duket sikur lëvizjet janë bërë me letër e laps. Uroj të mos jenë kundër Tiranës, sepse do kishim një pavçavure kampionat. Nëse do dalë e tillë, është turp për futbollin.
Java e 24-ët nis me “Derbin” e 177-të të kryeqytetit Partizani-Tirana, cila skuadër duket më favorite?
Unë e kam luajtur “derbi”-in, por kam vite që nuk shoh një ndeshje të tillë, sikundër në kohën time. Uroj të kthehet spektatori në këto ndeshje, ajo do jetë kartolina më e mirë. Kështu është për të ardhur keq. Derbi tani nuk po shijohet.
Kemi kaluar mesin e fazës së tretë, parashikoni ndryshime në kreun dhe fundin e renditjes?
Unë nuk besoj se në krye do jenë Egnatia, Dinamo, Vllaznia e më pak Partizani. Në fundin e renditjes uroj të ngrihet Tirana, në një luftë të fortë pa aleanca. Sepse kjo besoj se edhe mund ta dëmtojë në vazhdimësi kampionatin.
ABISSNET SUPERIORE
Ndeshjet-Java 24
Datë 9 shkurt 2025
Partizani-Tirana 13:30
AF Elbasani-Egnatia 17:00
Vllaznia-Bylis 17:00
Datë 10 shkurt 2025
Skënderbeu-Laçi 17:00
Teuta-Dinamo City 17:00
RENDITJA
Skuadrat Nd Pikë
1.Egnatia 23 42
2.Vllaznia 23 40
3.Partizani 23 39
4.Dinamo City 23 39
5.AF Elbasani 23 29
6.Laçi 23 24
7.Bylis 23 24
8.Teuta 23 23
9.Tirana 23 22
10.Skënderbeu 23 20
KUPA E SHQIPËRISË
Ndeshjet çerekfinale me aromë Superiore
Ditën e mërkurë, futbolli do të luajë ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, për edicionin e 73-të të saj. Shorti ka vënë përballë 8 skuadra që luajnë në Abissnet Superiore. Ditën e mërkurë luhen tre takime, ku Egnatia si fituese e Kupës në edicionin e kaluar ka provën e mbrojtjes së trofeut në Ballsh. Partizani 15 herë fitues i Kupës luan në Laç, ndërkohë që dita e mërkurë mbyllet me sfidën AF Elbasani-Vllaznia. Ndeshjet e para çerekfinale do të mbyllen ditën e enjte me takimin Dinamo City-Skënderbeu, me skuadrën dinamovite favorite, nisur nga situata që kanë këto dy skuadra në kampionat. Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para luhen në fushën e ekipeve që gjatë shortit ishin të pozicionuar në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen ditën e mërkurë, më 5 e 6 shkurt 2025, takimet e kthimit më 26 shkurt. Në historinë e 72 kupave të zhvilluara, Tirana e ka fituar trofeun 16 herë, Partizani 15 herë dhe Dinamo 13.
Ndeshjet çerekfinale
E mërkurë, 5 shkurt 2025
Bylis-Egnatia 13:30
Laçi-Partizani 13:30
AF Elbasani-Vllaznia 17:00
E enjte, 6 shkurt 2025
Dinamo-Skënderbeu 17:00