Sigal

Armando Sadiku është zyrtarisht futbollist i Luganos. Klubi zviceran komunikon se ka arritur marrëveshjen me Levanten për transferimin e sulmuesit të kombëtares sonë, me një formulë të veçantë, sepse në teori lojtari është i huazuar, por për efekt dokumentacioni konsiderohet i shitur te Lugano dhe më pas Levante ka të drejtën ta riblejë për një shifër që nuk do të zbulohet nga klubet.

27-vjeçari e ka veshur fanellën e Luganos në dy periudha të ndryshme: së pari, kur u transferua aty nga Locarno, në periudhën 2012-2014. Më pas, nën drejtimin e Tramezzani-t,m shënoi 9 gola në 16 ndeshje, duke dhënë kontribut të shkëlqyer për të kapur vendin e tretë në kampionatin zviceran në pranverë 2017, çka vlejti një vend në grupet e Europa League.

Në total Sadiku ka luajtur 95 ndeshje në Challenge League, ku ka shënuar 58 gola me Locarno, Lugano e Zurich, si dhe 74 ndeshje e 26 gola në Superligë.