Sadiku drejt “La Liga-s”, klubi spanjoll gati 1 mln euro për të rrëmbyer sulmuesin shqiptar

526
E ardhmja e Aramndo Sadikut, sulmuesit të kombëtares shqiptare, është mjaft enigmatike pasi në orët e fundit të mbetura të merkatos ai mund të lërë Poloninë dhe Legia-n.
Mediat spanjolle kanë raportuar sot se ekipi i Levantes në “La Liga” po përgatit një ofertë 1 milionë euroshe për 26-vjeçarin pasi kërkon të përforcojë grupin për të mos vënë në diskutim qëndrimin në kampionatin elitar iberik.
Sadiku që prej transferimit te Legia nuk ka marrë minutat e duhura dhe kjo lëvizje mund të shërbejë shumë për të. Lajmi për kalimin e tij në Spanjë është raportuar edhe nga mediat polake.
Sigal

diku