Rrëzohet avioni i skuadrës së futbollit, raportohen viktima mes tyre lojtarë dhe presidenti i klubit

271
Sigal

Një tjetër tragjedi ka ndodhur me avion në futbollin brazilian, pas asaj që ndodhi në 28 nëntor 2016 me skuadrën e Çapekoenses ku ishin në fluturim me destinacion Kolumbinë për finalen e Kupës së Amerikës-Jugore.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur sot, me një fluturim privat që transportonin klubin e Palmas të Serisë D të Brazilit, ku pësoi dëmtime gjatë ngritjes dhe u rrëzua.

Katër lojtarët Lukas Praksedes 23-vjeçar, Guilerme Noe 28-vjeçar, Ranule 27-vjeçar, Markus Molinari 23-vjeçar, presidenti i klubit Lukas Meira 32-vjeçar dhe piloti i avionit i identifikuar si “Komandanti Vagner” ndërruan jetë.

Palmas ishin duke udhëtuar për në qytetin e Goianës, për të luajtur ndaj Vila Novas për në kupën “Copa Verde”.

Një tragjedi që ka tronditur botën e futbollit jo vetëm në Brazil por edhe në mbarë globin.