“Rrënia e lirë e Kuqezinjve, zbresim 13 vende në FIFA

654
Sigal

Tani renditemi në vendin e 53-të, teksa në muajin qershor kur regjistruam rekordin historik ishim të 37-tët

Tri humbjet radhazi me Slloveninë, Islandën dhe Zvicrën, si dhe barazimi pa gola kundër Qipros, në ndeshjen e fundit të kualifikueseve për Grupin E për “Botërorin 2014” , u “përkhyen” nga statisticienët e FIFA-s me rënien e 13 pozicioneve në ranklistën botërore. Në renditjen e tetorit (2013), kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 58-të të renditjes mujore të FIFA-s për shtatorin, me 563 pikë duke humbur shumë terren, përfshirë edhe në atë në renditjen specifike europiane. Shqipëria ndodhet midis Australisë (pjesëmarrëse në Botërorin e Brazilit) dhe Kamerunit (luanëve të Afrikës). Interesant është rasti i Malit të Zi, që ka zbritur 23 vende, një rekord negativ në renditjen për muajin tetor. Renditja më e mirë historike e Shqipërisë i përket muajit qershor, kur u  pozicionuam në vendin e 37-të, por në harkun e katër muajve kemi bërë jo pak, por 21 pozicione prapa. Kështu, në muajin korrik ishim në vendin e 38-të; në gusht në vendin e 45-të;  ndërsa tani në tetor në vendin e 53-të. Në krye të ranlklstës vijon të jetë Spanja, kampione e Botës dhe e Europës në fuqi, duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surprizat e këtij muaji mund të quhen Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen- në vendin e pestë dhe të shtatë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror, si: Italia, Holanda apo Anglia.

Vazot e “play-off”it

FIFA përcaktoi edhe vazot e tetë ekipeve që, u kualifikuan për në “play-off”, kjo e bazuar në renditjen botërore për muajin tetor. Kështu, në vazon 1 janë Portugalia, Greqia, Kroacia dhe Ukraina. Vazoja 2 përfshin Francën, Suedinë, Rumaninë dhe Islanëdën. Shorti do të hidhet, më 21 tetor në selinë e FIFA-s në Curih.

Largohet Hicfeldi

Tashmë është zyrtare, Otmar Hitcfeld do të largohet nga drejtimi i kombëtares së Zvicrës në fund të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Lajmin e bën të ditur vetë tekniku gjerman që thekson se me eksperiencën e tij në një Kupë Bote do të mbyllë përfundimisht edhe karrierën e tij si trajner. Hitzfeld, i cili udhëheq kombëtaren zviceriane që prej vitit 2008 refuzoi rinovimin e kontratës me federatën duke deklaruar se në moshën 65-vjeçare do të ketë nevojë për pushim pas 30 viteve pune intensive.

 Hasan Lika kërkon përqendrim për Lushnjën

 Partizani hedh pas krahëve derbin me vetëdijen se u ka rikthyer buzëqeshjen tifozëve, të cilët përveç hakmarrjes ndaj kundërshtarëve bardheblu, po shijojnë edhe klasifikimin komod të skuadrës së kuqe në vendin e tretë. Për trajnerin Hasan Lika, ekipi po kalon një moment pozitiv që duhet ta shfrytëzojë për ndeshjet në vazhdim pasi ndeshja derbi tashmë i përket historisë.

Surpriza e këtij kampionati, Lushnja është pengesa e radhës për demat e kuq dhe tekniku kryeqytetas është i vetëdijshëm për këtë. Ai kërkon që djemtë e tij të mos e ulin ritmin e këtij fillim kampionati, pasi në këndvështrimin e tij, myzeqarët janë një kundërshtar që duhen respektuar. Tekniku 53-vjeçar e di shumë mirë se kampionati është i gjatë, prandaj për të ka shumë rëndësi ecuria lineare e Partizanit në çdo ndeshje. Me 14 pikë në klasifikim, 1 më pak se Teuta e Skënderbeu kryesues, ekipi i kuq ka bërë një start fantastik të sezonit dhe Lika e pranon se pengesa e vetme ka qenë harmonizimi i skuadrës që mesa duket, ka ndodhur në kohë rekord.

KATEGORIA E SUPERIORE

JAVA 8

Sot,18.10.2013

Laçi-Flamurtari     14:00

Nesër, 19.10.2013

Lushnja-Partizani 14:00

Skënderbeu-Teuta  14:00

Të dielën, 20.10.2013

Kukësi-Besa          14:00

Vllaznia-Kastrioti  14:00

Tirana-Bylis          14:00

RENDITJA

1        Skënderbeu  7        +5      15

2        Teuta           7        +5      15

3        Partizani      7        +4      14

4        Vllaznia       7        +4      10

5        Laçi             7        -2       10

6        Bylis            7        +2      9

7        Kastrioti      7        -1       9

8        Kukësi         7        -2       8

9        Lushnja       7        -3       8

10      Tirana         7        -5       7

11      Flamurtari   7        -2       5

12      Besa            7        -5       4

– Flamurtarit i janë zbritur 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës

Nisin në Korçë e Pogradec, eliminatoret e Europianit U-17. Sot Rumani-Shqipëri dhe Bjellorusi-Finlandë

  “Paradoksi” i futbollit, Bakalli dhe Gurma, kundër ekipeve të tyre rumune

 Agron MEMA

 Të luash kundër ekipit tënd, ky paradoks ndodh vetëm në sport. E kemi fjalën për ndeshjen e ditës së sotme (18:00) në qytetin e Korçës, kur Kombëtarja shqiptare U-17 e drejtuar nga trajneri boshnjak Xhemal Mustedanagiç do të përballet me homologen e saj nga Rumania, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në grupin tonë bëjnë pjesë edhe Bjellorusia e Finlanda. Në ekipin kombëtarë të Shqipërisë U-17 marrin pjesë edhe dy lojtarë sarandjotë, ish-lojtarë të ekipit Butrintit të Sarandës dhe nxënës të ikonës së futbollit të Butrintit dhe Kombëtares shqiptare, Milto Gurma.  Ata janë qendërsulmuesi Franc Bakalli dhe mesfushori Andriko Gurma. E shkruam këtë shkrim për vet faktin që gazeta “Telegraf”para tre vjetësh shkroi për këta futbollistë që gjurmoheshin nga ekipi “STEUA” i  Bukureshtit. Dhe ata shkuan të fedruar dhe për tu arsimuar në Rumani qysh prej tre vjetësh. Sot, qendërsulmuesi i Kombëtares shqiptare U-17 luan me ekipin e Steaua të Bukureshtetit, ndërsa mesfushori Andriko Gurma luan me Dinamon e Bukureshtit. Në ekipin e kombëtares rumune U-17 marrin pjesë katër lojtarë të Steaua dhe tre të Dinamos së Bukureshtit, pra dy shokë kundër shtatë shokëve. Forma e mire sportive e të dy lojtarëve sarandjotë bëri që Bukureshti t’i hedhë sytë dhe t;i federojë ata, së bashku me arsimimin e tyre. Dhe ata e kanë justifikuar dhe ka qenë pikërisht forma e mire sportive, me gjithë dëmtimet e shumta fizike që kanë pësuar,që nesër do të luajnë me ekipin kombëtar të shtetit të tyre,kombëtarja shqiptare U-17,në qytetin e Korçës, si një shpresë e fitores së ekipit tone dhe një nisje e mbarë e udhëtimit në eliminatore të Kampionatit Europian U-17. Shqipëria do t’i zhvillojnë të tri ndeshjet në stadiumin e qytetit të Korçës, ndërsa miqtë do të luajnë edhe në stadiumin e qytetit të Pogradecit.

Ndeshjet

Sot, 19.10.2013

Bjellorusi-Finlandë 14:30

Rumani-Shqipëri 18:00

21.10.2013

Finlandë-Rumani 14:30

Bjellorusi-Shqipëri 18:00

23.10.2013

Rumani-Bjellorusi 14:30

Shqipëri-Finlandë 14:30

 Shqipëria U-19 e Strakoshës

humbet me Malin e Zi

 Kombëtarja U-19 e drejtuar nga Foto Strakosha humbi 2-1 miqësoret me homologen e saj nga Mali i Zi, një ndeshje kjo e zhvilluar në orët e paradites së djeshme në “Qemal Stafa”. Ky ishte takimi i dytë përgatitor midis këtyre dy ekipeve, pasi eliminatoret e Europianit do të zhvillohen në fillim të muajit nëntor. Në pjesën e parë ishin kuqezinjtë e rinj që shënuan golin e pare ndërkohe që në fund të saj kanë barazuar malazezët. Pjesa e dytë për trajnerin Strakosha ishte mundësia më e mirë për të aktivizuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Mali i Zi shënoi edhe golin e dytë duke fituar takimin 2-1. Ndeshja e parë u fitua nga kuqezinjte e drejtuar nga trajneri Foto Strakosha me rezultatin 5-1.