Rrëfehet Khedira: Mourinho trajneri më i mirë, Ronaldo një model për të gjithë

270
Sigal

Sami Khedira ka dhënë vlerësimin e tij për trajnerët që ka patur e nuk duket se ka shumë dyshime për atë që duhet vënë në majë të listës.

“Gjatë karrierës sime kam patur trajnerë të mëdhenj. Kam qenë në gjendje të mësoj nga kushdo prej tyre e edhe nëse nuk më pëlqenin disa gjëra, kam marrë me vete ato pozitive. Më impresionuesi ishte Mourinho, ai besonte tek unë. Më ka dhënë shumë përvojë teknike dhe më ka përmirësuar si person, kam një raport të mirë me të e dëgjohemi edhe sot. Është një lojtar i jashtëzakonshëm e edhe një person fantastik.

Më pas nuk i ka kursyer fjalët e mira edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e konsideron një nga më të mirët në histori.

“Luaj me të prej 7 vjetësh, 5 tek Real e 2 tek Juventus. Sipas meje ai është një nga më të mirët e historisë, ka kapacitet, ambicie, kërkon të fitojë gjithnjë, edhe në stërvitje. Është gjithnjë një model për të gjithë personat e për të gjithë futbollistët. Është një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve, jam shumë i lumtur që mund të stërvitem me të”.