Ronaldo shterpë? Allegri hedh bastin: Do të shënojë me patjetër sot

494
Sigal

Sipas trajnerit Maksimiliano Allegri, pritja e gjatë për të parë golin e parë të Cristiano Ronaldo në Serinë A do të përfundojë pas pak orësh.

Ai është i bindur se në ndeshjen ndaj Sassuolo, sulmuesi portugez do të realizojë dhe për këtë ka vendosur një bast. 

“Cristiano do të zhbllokohet në këtë ndeshje, jam i sigurt për këtë. Një gol që do të çlirojë lojtarin dhe do të na japë një shtysë të gjithëve për më tej”, tha Massimiliano Allegri. Një lajm i mirë ky për tifozët bardhezinj, që pritet të mbushin plot stadiumin e tyre në ndeshjen e javës së 4-t të Serisë A.

Për trajnerin është momenti të vendosë se kush do të luajë sot në krah të Ronaldo në sulm, me Dybala që duket favorit para Mandzukic.

“Më duhet të bëj zgjedhjet e duhura në momentin e duhur, pasi kam shumë lojtarë në dispozicion, por edhe shumë ndeshje. Duhet të jemi të parët jo vetëm në Serinë A por edhe në Champions. E rëndësishme është që të gjithë lojtarët të jenë gati në çdo moment. Unë pres më shumë nga Ronaldo, sidomos për sa i përket golit, që ka munguar në 3 javët e para edhe pse sakrifikon shumë për skuadrën”, tha Allegri.