Ronaldo mendon lamtumirën nga Juventus: Ka një strategji për ta zëvendësuar…

553
Sigal

Cristiano Ronaldo e ka thënë përsëri. Ashtu sikurse kishte bërë tashmë në gusht, edhe këtë javë kampioni portugez ka hedhur hije mbi të ardhmen e tij dhe ka shqetësuar tifozët e Juventus. I intervistuar nga Sport Bible, CR7 ka deklaruar: “Në pesë vitet e fundit kam filluar procesin që do të më shohë jashtë futbollit, pra kushedi se çfarë do të ndodhë pas një viti apo dy?”. Një vit apo dy do të thotë më 2020 apo 2021, por Ronaldo ka një kontratë me bardhezinjtë deri më 2022. Në shtëpinë e Juves pra, as një vit e gjysëm pas mbërritjes së 5 herë Topit të Artë, është koha të mendohet një e ardhme pa të.

Fjalët e ish-futbollistit të Real Madrid dhe rendimenti i tij aktual (që do të ishte shumë e mirë për një lojtar “normal”, por që është normal për një fenomen si ai) të bëjnë të mendosh për po. Të shohim se cila është strategjia me të cilën Juve mund të përgatitet për një “pas Ronaldo” duke i paraprirë gjithçka krahasuar me përfundimin e kontratës. Ajo që është parë kundër Bajer Leverkusen dhe, më tepër në përgjithësi, në këtë fillim sezoni është një Ronaldo nervoz. Ndaj gjermanëve portugezi ka humbur disa raste goli ta pamendueshme për një lojtar si ai. Gabime jo prej CR7. Dhe kur më së fundi ka bërë gol (duke i shtuar të tjera rekorde karrierës së tij) thuajse nuk ka gëzuar, duke u turrur përkundrazi drejt anësorit me të cilin ishte në polemikë për një pozicion jashtë loje të dyshimtë të fërshëllyer pak përpara (Ronaldo në atë rast ishte i bindur se ishte nisur nga gjysëm fusha).

Një nervozizëm që vjen nga zhgënjimi që nuk ka fituar Çmimin FIFA 2019, fituar mes polemikave nga rivali i përjetshëm, Lionel Messi, me Ronaldo të “mbërthyer” në divanin e shtëpisë. Është një Ronaldo, ai i këtyre javëve, që ndoshta për herë të parë në karrierë (mund të jetë edhe fiziologjike) është duke kërkuar llogari dhe po e kupton se koha është duke kaluar edhe për të.

Po për Juven? Sa shpejt do të vrapojë koha përpara se të përshëndetet me CR7-në? Lamtumira do të vijë tashmë në 2020? Apo në 2021-in? Dhe cila do të jetë strategjia e Agnelli, Nedved dhe Parattici? Në Torino është e sigurtë që tashmë janë duke e menduar dhe zgjidhja nuk mund të jetë një: kur ke pasur Ronaldo, falë edhe atij ke pasur një qarkullim të shkëlqyer të zërave të rendimentit në Bursë, faturime dhe marketing, duke konfirmuar fitoret në fushë të viteve të mëparshme (me një rritje të re në Championsin në vazhdim), nuk mund të kthehesh më pas. Duhet, për shembull, të programohet një shtim kapitali prej 300 milion eurosh dhe duhet menduar për “Ronaldon e ri”. Nëse CR7 do të vendosë ta lërë Juve përpara kohe, klubi nuk do të ketë zgjidhje të tjera vetëm për ta zëvendësuar atë me një mes tre të parëve, apo katër sulmuesve më të mirë të Botës. Është kjo rruga në të cilën kanë qenë të detyruar drejtuesit bardhezi për të marrë, në 2018-ën, atë që së bashku me Messi ka qenë lojtari më i mirë i dhjetëvjeçarit. “Do të duhet të marrim Ronaldon e ardhshëm, por të moshës 25 vjeç”. Fjalitë e thëna nga Agnelli, në shtator 2018, duhet të bëhen realisht të vërteta dhe të domosdoshme. Mbappe (20 vjeç), Neymar (27), Salah (27) dhe pak të tjerë, mes 20 dhe maksimumi 27 vjeç: Ronaldo i ri do të duhet të dalë nga ky rreth emrash.