Ronaldo mendon formulën e Messit, bën gati rinovimin e kontratës me Juventusin

194
Sigal

Cristiano Ronaldo do të vijojë që të jetë pjesë e Juventusit edhe nësezonin e ardhshëm. “La Gazzetta dello Sport” ka konfirmuar lajmin në edicionin e sotëm. Gazeta italiane e bën të qartë se portugezi i ka komunikuar klubit ditët e fundit se mezi pret të rifillojë stërvitjen me bardhezinjtë, të cilës do t’i bashkohet më 25 korrik.

Kështu përfundojnë të gjitha spekulimet për të ardhmen e CR7, i cili ka qenë i lidhur me në kalim te Manchester United dhe PSG. “Gazzetta” nënkupton se palët po studiojnë mundësitë e ndryshme që paraqiten për ta zgjatur kontratën e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Marrëdhënia aktuale kontraktuale me klubin përfundon në qershor 2022.

Një nga opsionet që përmendet do të ishte zgjatja e bashkëpunimit edhe për një sezon, domethënë deri në vitin 2023, në mënyrë që më vonë portugezi, atëherë 38 vjeç, të ndërmarrë një aventurë në një kampionat më pak të kërkuar. Por, kjo pistë nuk është e vetmja. Përveç kësaj, “Gazzetta” gjithashtu vendos shembullin e Messit si një pasqyrë për Cristiano.

Argjentinasi e ka ulur ndjeshëm pagën e tij për ta zgjatur kontratën me Barcelonën, por duke shtuar vitet deri në pesë. “A do të ishte i gatshëm Ronaldo të bënte të njëjtën gjë?”, – pyet “Gazzetta”. E gjitha do të varet nga ajo që do të ndodhë në takimin e Jorge Mendes dhe Andrea Agnellit, presidenti i klubit dhe që do të zhvillohet shumë shejt.