Romelu Lukaku firmos për Chelsea, transferimi nga Interi bëhet zyrtar

339
Sigal

Pas një fillimi të ngadaltë, merkato në Premier League më në fund është gjallëruar. Nëse Manchester City ka kryer një operacion stratosferik duke afruar Jack Grealish, Chelsea nuk mbetet prapra. Siç e dimë, Blutë donin me ngulm rikthimin e  Romelu Lukaku në Stamford Bridge.

Sulmuesi belg që mbante ngjyrat e klubit londinez midis 2011 dhe 2014 pa rënë kurrë në sy (Manchester United është huazuar dy herë) ishte vendosur në krye të listës së transferimeve nga Thomas Tuchel dhe drejtuesit e ekipit anglez. Njeriu kyç i kurorëzimit të Interit si kampion i Serie A sezonin e kaluar (24 gola, 10 asistime), belgu nuk e kishte menduar largimin nga skuadra milaneze. Por Chelsea kurrë nuk u dorëzua pavarësisht ofertës së parë prej 100 milionë eurosh, refuzuar nga drejtuesit e klubit milanez.

115 mln Euro cash është shuma që arkëton Interi nga shitja e Big Rom i cili u ble për 68 mln Euro pa bonuset 2 vite më parë nga Man. United.

Interi doli me një komunikatë ku njofton transferimin e lojtarit belg te Chelsea duke e falenderuar lojtarin për dy vitet te zikaltërit ku kulmi ishte edhe Scudetto pas shumë vitesh.

Interi prej kohësh kishte arritur akordin me Chelsean për shitjen e sulmuesit dhe vetëm sot u bë zyrtare duke i hapur rrugën edhe zyrtarizimit të përforcimeve për zikaltërit, Dzeko e Dumfries të cilët po presin vetëm njoftimin e transferimeve.