Roma në finalen e Conference League, Zeman sulmon Mourinhon: Çfarë kupe është ajo?

76
Sigal

Zdenek Zeman dhe Jose Mourinho nuk kanë aspak një raport miqësor me dy trajnerët që shpeshherë thumbojnë njëri-tjetrin kur iu jepet mundësia.

Rasti i fundit kishte të bënte me një sulm të portugezit të Romës ndaj 74-vjeçarit, teksa Mourinho theksoi se nuk mund t’i kundërpërgjigjet një trajneri që ka fituar dy herë Serinë B.

Por, së fundmi, trajneri aktual i Foggias ka kërkuar sërish polemikë me Mourinhon ndërsa shprehet se Conference League është një kompeticion i vendeve të pazhvilluara.

“Çfarë kupe është ajo”, thekson Zeman teksa Roma e Mourinhos më datë 25 maj do të luajë finalen në “Air Albania” ndaj Feyenoord.

“Mourinho ka dërguar Romën në finalen e Conference League. Kjo është një shenjë për të treguar se çfarë lloj kompeticioni është Conference League, çfarë kupe është ajo? Aty luajnë vendet e pazhvilluara në futboll”, u shpreh Zeman.