Roma bën “pazar” në Napoli, në listën e shpenzime përfshihet edhe Hysaj

292
Sigal

Roma kërkon të ndërtoj një skuadër nga e para, me elementë të rijnë të përzgjedhur nga trajneri Fonseca. Sipas “Calciomeraco.com”, kryeqytetasit kanë kthyer vështrimin nga Napoli ku kërkojnë ti marrin presidentit De Laurentiis dy elementë, Ospina dhe Hysaj. Kapiteni kuqezi nuk është një emër risi në listën e Romës, prej kohësh anësori i Napolit ndiqet nga verdhekuqtë, në merkaton e dimrit ishte shumë pranë një kalimi në kryeqytet por palët nuk ranë dakord në momentet e fundit

Hysaj është një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Fonseca, plus që është një lojtar në prag të skadencës së kontratës. Hysaj ka një marrëveshje me Napolin deri në vitin 2021, kjo është vera e duhur për ta shitur, në të kundërt do ta humbasin me parametra zero. Hysaj dhe agjenti i tij janë kanë bërë të qartë vullnetin e tyre presidentit De Laurentiis, këtë verë kërkojnë të ndryshojnë ambient. Për të arritur tek Hysaj dhe Ospina, Roma i ka ofruar Napolit disa lojtarë në shkëmbim. I pari në listë është Rick Karsdorp dhe Federico Fazio, plus Cengiz Under.