Renditja provizore e Superiores/ Tirana “fërkon duart” nga divani, Partizani më pranë Europës

133
Sigal

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore, ku u regjistruan në total plot 6 gola.

Vetëm Partizani arriti të fitonte përballë Teutës, me përmbysje 3-1, teksa dy sfidat e tjera, Kukësi-Egnatia dhe Vllaznia-Laçi, u mbyllën në barazim.

Këto rezultate duket se i shkojnë për shtat më së shumti kryesuesve të Tiranës, që në rast të një triumfi të mundshëm ndaj Skënderbeut do ta thellonin diferencën në +16 pikë.

Fuqishëm në garë për Europë ka hyrën edhe Partizani, që tashmë është vetëm 4 pikë larg Kukësit të vendit të tretë. Per sa i përket javës së 28-të ajo do të mbyllet ditën e hënë me sfidën Dinamo-Kastrioti, ndërkohë që nesër në orën 16:45 është planifikuar të luhet në Korçë përballja, Skënderbeu-Tirana.

REZULTATET E DITËS SË DJESHME: 

PARTIZANI – TEUTA 3-1

KUKËSI – EGNATIA 1-1

VLLAZNIA – LAÇI 0-0

TË DIELËN:

SKËNDERBEU-TIRANA ORA 16:45

TË HËNËN:

DINAMO-KASTRIOTI ORA 14:45