Renditja e UEFA / Skënderbeu dhe Kukësi dominojnë

484
Sigal

Në vitet e fundit, Skënderbeu ka dominuar futbollin shqiptar duke fituar tituj të shumtë dhe njëkohësisht duke marrë pjesë dy herë në grupet e Ligës së Europës.

Këto paraqitje të klubit korçar, kanë marrë vlerësime edhe nga UEFA dhe natyrisht korçarët renditen të parët në Europë sa i përket klubeve shqiptare.

UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme të Ligës së Europës që nga viti 1971 e deri në vitin 2019.

Në kaq vite histori, dekada e fundit ka qenë vendimtare për të përcaktuar renditjen e klubeve shqiptare, duke qenë se Skënderbeu në këtë dekadë ka shkëlqyer por shumë mirë në Europë ka bërë njëkohësisht edhe Kukësi.

Verilindorët kanë arritur edhe në “Play Off” të Ligës së Europës pa mundur të kalojnë më tej dhe këto rezultate e bëjnë Kukësin ekipin e dytë shqiptar më të suksesshëm në Europë.

Verilindorët renditen në vendin e 320 dhe janë vetëm një pozicion poshtë Skënderbeut. Hendeku mes dy “kryesuesve” dhe skuadrave të tjera të kampionatit shqiptar është i thellë me Tiranën që pason në vendin e 379 e Flamurtarin në vendin e 391.

Vllaznia pozicionohet e 449 teksa më pas është Laçi me vendin e 514 dhe Dinamo me vendin e 515.

Teuta ka arritur të kalojë Partizanin me vendin e 552 teksa të kuqtë duhet të mjaftohen me vendin e 584. Luftëtari që mori pjesë për herë të parë dy sezone më parë, e sheh veten në vendin e 851.