Rënditja e UEFA-s, “Mbretëron” Reali i Madridit

574
Sigal

Institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka publikuar rënditjen e skuadrave më të mira evropiane në të gjitha kohërat.

Vendi i parë nuk kishte si t’i takonte një skuadre tjetër, duke parë që Reali i Madridit që momentalisht mban dhe vendin e parë, vetëm para pak ditësh, fitoi Champions League numër 13-të në historinë e tyre.

Me distancë të konsiderueshme pikësh, ndjek Bayern Munich, me gjermanët që numërojnë plot 204 pikë më pak se spanjollët. Ndërkohë në pod nuk kishte si të mungonte Barcelona, me kampionët e sapo shpallur të La Liga-s që numërojnë 571 pikë, të distancuar me 55 nga vendi i dytë dhe plot 259 pikë nga rivalët e përjetshëm të Realit.

Ajo që bie në sy në rënditjen e UEFA-s, është skuadra e Mlanos, Milan-i që pavarësisht se nuk është në kushte të favorshme për të rivalizuar me skuadrat e mëdha të kontinentit, mban vendin e 6-të, me një distancë të pakët nga Juventusi që qëndron i 5-ti.

“Top 10” e plotësojnë Manchester United i 4-ti, Benfika dhe Porto në pozicionet 7-të dhe 8-të dhe Liverpool e Arsenal që mbajnë vendet 9-të dhe 10-të.