Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria në vendnumëro

476
Sigal

FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria nuk ka qënduar në vendnumëro.

Kuqezinjtë e Christian Panuccit mbeten në vendin e 60-të në klasifikimin botërorë, pasi vijnë pas fitores 1-0 ndaj Uellsit në miqësore dhe disfatës 4-0 në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë.

Ecuri fantastike e Kosovës, me kombëtaren e Dardanëve që fituan plot 6 pozicione pas ngjitjes në Divizionin C të Ligës së Kombeve. Në renditjen e FIFA-s, Kosova qëndron e 131 me 1113 pikë.