Redi Jupi: “Jemi në rrugë të mbarë!”

458
Sigal

Shefi i Ekipeve Kombëtar flet për gazetën “Telegraf”, pas barazimit 0-0 me Italinë U-19

 Redi Jupi, shefi i Sektorit të Ekipeve Kombëtare pranë Federatës Shqiptare të Fubollit, tha dje për gazetën “Telegraf” se, barazimi i Kombëtares U-19 e drejtuar nga Foto Strakosha me në miqësoren me homologen e saj italiane, tregoi se ekipi është në rrugë të mbarë. “E konsideroj ndeshje pozitive, ndaj një kundërshtari, i cili nuk të lë pothuajse fare të luash, shumë mirë të vendosur në fushe dhe të disiplinuar. Janë bërë hapa përpara, por përsëri diferenca me ekipet e tjera nuk është mbushur e gjitha, dhe s’ka si të ndodhe ndryshe. Por, jemi në rrugë të mbarë”, – tha Jupi për gazetën. Në muajin janar, Shqipëria U-19 mori pjesë në një turne miqësor të zhvilluar në Romë, ku ishin edhe Italia, Rusia dhe Greqia. Miqësorja e zhvilluar në Kavajë me Italinë dhe dy të tjera në ditët e ardhshme me Bullgarinë, në Korçë (20 prill) dhe Pogradec (22 prill), janë në kuadër të përgatitjeve të eliminatoreve të ardhshme të Kampionatit Europian 2013-2014 të asaj moshe, ku siç dihet Shqipëria ka rënë në një grup me Greqinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë. Ndeshjet do të luhen në datat 12-17 nëntor 2013.

 – Zoti Jupi, Shqipëria U-19, barazoi 0-0 me Italinë e asaj moshe. Si do ta vlerësonit lojën e skuadrës, duke pasur parasysh edhe emrin e kundërshtarit?

– Ishte një ndeshje ndaj një Italie, e cila nuk kishte ardhur me formacionin e saj më të mirë, por përsëri Itali mbetet. Ne ishim superior gjatë gjithë takimit. E zotëruam ne topin edhe lojën, ndërsa në minutat e fundit humbëm edhe një penallti.

– Ju ishit i pranishëm në Kavajë. Si do ta vlerësonit ndeshjen?

– E konsideroj ndeshje pozitive, ndaj një kundërshtari, i cili nuk të lë pothuajse fare të luash, shumë mirë të vendosur në fushe dhe të disiplinuar. Pra, këto janë llojet e ekipeve ndaj të cilave ne hasim shumë vështirësi.

– Sa ka ndikuar në rezultatin pozitiv tonin, fakti që Italia nuk kishte ardhur me ekipi e parë?

 – Pësa i përket asaj që, Italia nuk kishte ardhur me ekipin e parë, dua të kujtoj një fakt: kur ne shkuam në Bullgari, jo me ekipin e parë dhe barazuam një ndeshje dhe humbëm tjetrën 4-3 , shumëkush nuk e vuri re. Ne nuk kemi në dore të bëjmë listën e Italisë. Ata i dinë vetë programet e tyre. Ne kemi për detyrë tëe maksimalizojmë çdo ndeshje që bëjmë.

– Në muajin janar, U-19 ishte në një turne miqësor në Romë, ku pati rezultate të mira ndaj Italisë, Rusisë dhe Greqisë. A mund të flasim për një ekip që tashmë e ka ndërtuar filozofinë e tij?

– Ekipet janë duke u konsoliduar, dhe kjo duket. Janë bërë hapa përpara, por përsëri diferenca me ekipet e tjera nuk është mbushur e gjitha, dhe s’ka si të ndodhe ndryshe. Por, jemi në rrugë të mbarë.

 – Bullgaria vjen në Korçë dhe Pogradec. Është një ekip që e kemi dhe kundërshtar në eliminatoret e Europianit që, do të zhvillohet po në Bullgari, në muajin nëntor. A janë këto dy ndeshje, pas atyre të zhvilluara në muajin mars, një tjetër test i rëndësishëm?

– Këta kundërshtarë, bëjnë nga 15 miqësore në vit dhe kanë një bazë të gjerë në të cilën bazohen. Patjetë që, është test i rëndësishëm në të gjitha aspektet, si në ato individuale të vlerësimit të lojtarëve ashtu edhe ekipore për të parë se ku jemi me krijimin e grupit, i cili do të përfaqësohet në ndeshjet zyrtare.

 – Po, ekipet U-17 dhe U-21 a do të jenë dhe ato së shpejti në aksion?

– Akoma nuk kemi ndeshje të konfirmuara. Jemi në pritje. Aktivitete të llojit tjetër si seleksionime ka tërë kohës, edhe tani që po flasim.

– Faleminderit!

MIQËSORE

U-19 SHQIPËRI-ITALI 0-0

E mërkurë, 17 prill 2013, Kavajë

SHQIPËRIA: Strakosha, Meksi, Lulaj, Marku, Syku, Hoxhallari, Maksutaj, Qose, Ymeraliaj, Ymeraj, Gjini (U aktivizuan: Çaka, Bardhi, A.Sallaku, Gavazaj, Sallaku, Prendi) Trajner: F. Strakosha

ITALIA: Marani, Bini, Cauz, Saba, Tuzi, Carminuci, Attili, Torelli, Marrone, Ladu, Galelli. (U aktiviziuan: Edhe Berti, Bensaja, Audino, Aprille, Casula, M.Talamo) Trajner: V.Malerba

GJYQTARË: L.Jemini, D.Myftari, R.Dobruna (Shqipëri)

Strakosha: “Treguam grintë”

 Trajneri i Shqipërisë U-19, Foto Strakosha, e vlerësoi si pozitive barazimin me Italinë: “Ishte një ndeshje mjaft e mirë, mbi të gjitha më pëlqeu grinta dhe dëshira e lojtarëve. Jemi duke testuar lojtarë të ndryshëm për të qenë të gatshëm për aktivitetet zyrtare”

 Laçi “izolohet” nga tifozët

 Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së vendosi që, Laçi, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës, pa shkaktuar akte të dhunës, dënohet me zhvillimin e 2 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës (konkretisht, kurbinasit do luajnë me stadiumin e tyre bosh ndaj Shkumbinit dhe Tiranës, që janë edhe dy ndeshjet e fundit të këtij kampionati, të planifikuara për në shtëpi). Është pikërisht ndeshja e Kupës, ajo me Kukësin, që i çoi kurbinasit në finale. Edhe Bilisht Sport, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isaj, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 Abdullah Backa, karateisti 9-vjeçar me 33 medalje

  jë 9-vjeçar nga Elbasani ngre lart flamurin e Shqipërisë në Stamboll, teksa zuri vendin e tretë në botë në sportin e karatesë. Bëhet fjalë për Abdullah Backa, një fëmijë kampion që ka nisur të hedhë hapat e para në këtë sport që në moshën dy vjeçare. Medalja e bronztë e marrë në Turqi ishte e 33-ta për të në këtë karrierë të vogël sportive, por ai premton në një intervistë për “Telegraf” se do t’i shumëfishojë ato dhe një ditë synon të jetë në majën e botës në këtë sport. Abdullahi ka edhe një model që do të ndjekë në këtë sport, siç është katër herë kampioni i botës Rafael Aghayev nga Azerbaxhani. Karateisti i vogël zhvilloi pesë ndeshje, teksa fitoi katër prej tyre. Ndeshjen e parë ai fitoi me një karateist nga Kirgistani (3-0), në të dytën fitoi 6-0 me një azerbajxhanas, për të vazhduar me një 6-0 ndaj rusi dhe në të katërtën barazoi me në rus, por me deklarim të gjyqtarëve me pikë fitoi 4-1. Në ndeshjen e pestë, Backa humbi ndaj azerbajxhanasit, i cili më pas u shpall edhe kampion bote. Gjithsej karateisti Backa ka marrë 33 medalje: 24 janë ari, 3 argjendi dhe 6 bronzi.

“Los blankos” tani vlejnë 3.3 miliardë dollarë, 1.4 miliardë më shumë se Barcelona e Mesit

 Reali i Madridit, klubi më i pasur në botë

 Reali i Madridit fitoi sërish ndaj Mançester Junaitid. Pasi e eliminoi në një të tetat e Ligës së Kampioneve, tani klubi madrilen ka fituar një tjetër betejë. Sipas asaj që informon çdo vit revista e specializuar amerikane, “Forbes”, klubi i bardhë i ka mundur “djajtë e kuq” si klubi më i pasur në botë. Një triumf shumë i rëndësishëm, pasi është hera e parë që “los blancos” kalojnë Junaitid. Qysh kur revista publikon këtë renditje (nga viti 2004), anglezët gjithmonë zinin vendin e parë. Sipas të dhënave të “Forbes”, kontratat me kompani të mëdha si “BBVA”, kontrata e re me “Adidas” dhe nënshkrimi me “Fly Emirates” i kanë bërë më të pasur “los blankos” sesa ekipi nga “Old Traford”. Reali i Madridit ka një vlerë prej 3.3 miliardë dollarësh (2,531 miliardë euro) dhe në raport me vitin e kaluar ka një rritje prej 76% të vlerës. “Los blankos”, të cilët kanë një të ardhur më shumë se 500 milionë euro, siguruan një kontratë vjetore prej 38 milionë euro në vit me kontratën e re me “Adidas”, ndërkohë që kompania ajrore arabe dhe “BBVA” i sollën 184 milionë euro, gjithnjë sipas “Forbes”. Junaitid ka 3.71 miliardë dollarë (2,434 miliardë euro). Në vendin e tretë ndodhet Barcelona (1,995 miliardë euro). Revista ekonomike shkruan se “Fly Emirates” do të jetë tashmë padrone e bluzës së Realit të Madridit, që do t’i sjellë klubit të ardhur rreth 30 milionë të ardhura çdo vit. Përsa i përket Mançesterit, “Forbes” siguron se pas nënshkrimit të një kontrate shtatë vjeçare me “Chevrolet”, si sponsore e fanellave, duke nisur nga sezoni 2014-2015, shuma do të jetë 430 milionë euro. “AON”, kompania e sigurimeve që sponsorizon klubin anglez gjatë tetë viteve të ardhshme, do të sjellë një të ardhur prej 175 milionë euro. Përsa i përket Barcelonës, vlera e saj është dyfishuar në raport më vitin 2011 dhe është klubi me rritjen më të madh nga 20 klubet sportive që paraqiten në renditje.

PODIUMI I TË PASURVE

REALI I MADRIDIT

“Los blankos” kanë një vlerë prej 32,531 miliardë eurosh

MANÇESTER JUNAITID

“Djajtë e kuq” kanë një vlerë prej 2,434 miliardë eurosh.

BARCELONA

“Blaugranasit” kanë një vlerë prej 1,995 miliardë eurosh

 Devid Bekam, më i pasuri

 Ylli anglez i Paris Sën-Zhermenit. Dejvid Bekham, është lojtari që ka fituar më shuëm vitin e kaluar, 50.6 milionë dollarë, nga të cilat 44 milionë dollarë nga sponsorizimet dhe reklamat. Kristiano Ronaldo i Realit të Madridit është lojtari i dytë me 43.5 milionë dollarë (21.6 milionë dollarë nga reklamat) dhe Lionel Mesi i treti me 40.3 milionë dollarë (20 milionë dollarë nga sponsorizimet).

Hierro: “Ëndërroj një finale Real-Barça!”

 Ish-mbrojtësi dhe kapiten i Realit të Madridit, Fernando Hierro, iu shmang vlerësimeve për situatën në të cilën ndodhet portieri dhe kapiteni aktual i skuadrës, Iker Kazijas, duke thënë se “e rëndësishme për njerëzit është ajo që ai përfaqëson” për klubin. Hierro tha se, do t’i pëlqente shumë një finale të Ligës së Kampioneve midis Barcelonës dhe Realit të Madridit. “E rëndësishme është që njerëzit e dinë se, kush është Ikeri, cila është e kaluara e tij, historia e tij dhe se çfarë ai përfaqëson për klubin dhe për futbollin spanjoll. Pjesa tjetër është jashtë futbollit”, – tha Hierro për mediat iberike. Në lidhje me ballafaqimin në Ligën e Kampioneve me gjermanët e Borusias së Dortmundit, Hierro tha se, Madridi është i plotë dhe se ai ka besim se do të mbërrijë në finale. “Dëshiroj një finale midis dy ekipeve të vendit tonë. Për futbollin spanjoll kjo do të thotë shumë, por dhe ndeshja do të dhurojë spektakël”, – përfundoi Hierro.