Sigal

Pas shumë e shumë vështirësish vjen një lajm i mirë edhe për Real Madrid. Gjatë kësaj periudhe madrilenët kanë vuajtur nga dëmtimet e shumta.

Por dhimbjes mesa duket i erdhi fundi. Tre lojtarë të formacionit janë kthyer në dispozicionin e Solarit për ndeshjen e sotme.

Tre mbrojtësit: Marcelo, Varane, Carvajal janë kthyer dhe janë grumbulluar nga trajneri për ndeshjen e sotme.

Reali luan sot në transfertë kundër ekipit të Eibar. Normalisht Los Blancos kërkojnë 3 pikë për t’iu  afruar Barcelonës e cila luan po sot kundër Atletiko Madrid në Wanda Metropolitano.