Reali dhe Siti, në “grupin e vdekjes”

570
Sigal

 Hidhet shorti i Ligës së Kampioneve. Çelsi e nis mbrojtjen e titullit kundër Juventusit. Barca me fat

Çelsi, kampioni në fuqi i Europës, do ta nisë mbrojtjen e titullit kundër ukrainasve të Shahktar Donetskujt, italianëve të Juventusit dhe danezëve të Nordsajellendit. Ky ishte verdikti i shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të hedhur dje në Monako. Formacioni i Roberto Di Mateos, që ishte dhe koka e gurpit E, e fitoi titullin për herë të parë në finalen e Munihut dhe tani pretendon të bëhet ekipi i parë që do të fitojë dy tituj rresht, qysh kur Milani e arrit atë në vitet 1989 dhe 1990. Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet, më 25 maj 2013, në stadiumin “Uembli” të Londrës, dhe Çelsi do të bëjë të pamundurën të jetë atje. Në grupin A, Arsenali do të përballet me Shalke 04, Olimpiakosin dhe Monpeljenë. Grupi D ka në gjirin e saj katër skudra kampione: ato të Spanjës (Realin e Madridit), të Anglisë (Mançester Sitin) dhe të Holandës (Ajaksin) si dhe Gjermanisë (Borusian e Dortmundit). Barcelona është në grupin G së bashku me Benfikën, Spartakun e Moskës dhe Sëlltikun. Bajerni, nënkampioni i Europës, është në një grup (F) me Valencian, Lilën dhe BATE Borisovin. Ndeshjet në grupe do të luhen më 18/19 shtator, 2/3 tetor, 23/24 tetor, 6/7 nëntor, 20/21 nëntor dhe 4/5 dhjetor. Fituesit dhe vendet e dyta në grupe do të progresojnë në raundin e një të 16-ve, takimet e të cilave do të luhen në verën e ardhshme. Ekipet që do t përfundojnë të tretat do të transferohen në Ligën e Europës, në raundin e 1/32.

GRUPI A

Porto (Portugali)

Dinamo Kyiv (Ukrainë)

PSG (Francë)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

GRUPI B

Arsenal (Angli)

Schalke (Gjermani)

Olimpiakos (Greqi)

Montpelje (Francë)

GROUP C

Milan (Itali)

Zenit (Rusi)

Anderleht (Belgjikë)

Malaga (Spanjë)

GRUPI D

Real Madrid (Spanjë)

Man. Siti (Angli)

Ajaks (Holandë)

Dortmund (Gjermani)

GRUPI E

Çelsi (Angli)

Shakhtar Donetsk (Ukrainë)

Juventus (Itali)

Nordsjalland (Danimarkë)

GRUPI F

Bayern (Gjermani)

Valencia (Spanjë)

Lilë (Francë)

BATE (Bjellorusi)

GROUP G

Barcelona (Spanjë)

Benfika (Portugali)

Spartak Moskë (Rusi)

Sëlltik (Skoci)

GROUP H

Man. United (Angli)

Braga (Portugali)

Galatasaray (Turqi)

CFR Kluzh (Rumani)

Iniesta mund Leo Mesin, lojtari më i mirë në Europë

 Andres Iniesta u votua si lojtari më i mirë në Europë, për sezonin 2011-2012. Mesfushori i Barcelonës, i cili ndihmoi Spanjën të mbronte titullin e kampionit të Europës gjatë kësaj cere, mori më shumë vota nga 53 gazetarët sportivë, duke lënë pas shokun e tij të klubit, Lionel Mesin (fituesi i vitit të kaluar) dhe sulmuesin e Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo. Iniesta grumbulloi 28 vota, duke koleksionuar çmimin prestigjioz pas hedhjes së shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ën sallën “Grimaldi Forum”, në Monako. Trofeu “Lojtari më i mirë në Europë” lindi pas një iniciative të Presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, si një përpjekje për të ringjallur trofeun e vjëetër “Futbollisti Euopian i Vitit”. Për të marrë votën, lojtarët u gjykuan në bazë të performancës së tyre gjatë fushatës 2011-2012, në të gjitha kompeticionet, kombëtare dhe ndërkombëtare, në nivel klubesh dhe ekipesh kombëtare.

  Zvicra na bën luftë me shqiptarë

 Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Otmar Hitcfeld, shpalli listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2014, ato kundër Sllovenisë (7 shtator) dhe Shqipërisë (11 shtator). Ajo që bie në në sy, ka të bëjë me faktin se janë pesë kosovarë të grumbulluar: Valon Behrami (Napoli), Blerim Xhemaili (Napoli), Admir Mehmedi (Dinamo Kiev), Xherdan Shaqiri (Bayern Mynih) dhe Granit Xhaka (Borusia Munshengladbah). Në sulm pritet të jetë shqiptari nga Maqedonia, Admir Mehmedi, ndërkohë që regjia zvicerane do të jetë nën drejtimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, ky i fundit vlerësohet si talenti më i madh që ka nxjerrë futbolli zviceran në këto vitet e fundit. Shqipëria ka zhvilluar deri tani kundër Zvicrës katër ndeshje, duke pasur në bilancin e saj 1 barazim dhe 3 humbje. Për herë të fundit jemi takuar në kualifikueset e Euro 2004: barazim 1-1 në Tiranë (trajner italiani Xhuzepe Dosena) dhe humbje 3-2 në Zvicër (trajner gjermani Hans-Peter Brigel).

KOSOVARËT KUNDËR SHQIPËRISË

 Valon Behrami (Napoli)

Blerim Dzemaili (Napoli)

Admir Mehmedi (Dinamo Kiev)

Xherdan Shaqiri (Bajern Mynih)

Granit Xhaka (Borusia Mënshengladbah)

 FINALJA E SUPER KUPËS

Çelsi-Atletiko Madrid, sot vendoset supermbreti i Europës

 Sot, në stadiumin “Stade Louis II” të Monakos do të luhet finalja e Super Kupës së Europës, ku në edicionin e 37-të të saj do të jenë përballë njëri-tjetrit, Çelsi, kampioni i Ligës së Kampioneve dhe fituesi i Ligës së Europës, Atletiko e Madridit. Kjo do të jetë hera e fundit që finalja e Super Kupës do të luhet në “Stade Louis II”, që e organizon këtë ndeshje qysh nga viti 1998, pasi edicionet e ardhshme do të luhen në vende të ndryshme, duke filluar nga viti 2013, që të do të luhet në “Eden” të Pragës. “Stade Louis II” ka një kapacitet prej 18 mijë vendesh. Çelsi e ka fituar një herë Super Kupën e Europës, në vitin 1998, ndërkohë që Atletiko Madrid e ka fituar atë në vitin 2010. Për dy lojtarët e Çelsit, Fernando Alonson dhe Huan Matën, është një rast i mirë të takojnë ish-shokët e ekipit të tyre te Aletiko Madrid. Kapiteni i Atletikos dhe sulmuesi Falkao, ndërkaq, i njohin mirë fuqitë e kundërshtarëve të tyre, por futbollistët e klubit spanjoll dëshirojnë ta fitojnë trofeun për herë të dytë në tri vitet e fundit. Fernado Torres: “Kjo ndeshje nuk mund të jetë speciale për mua. Unë di vetëm se ata më mbështesin, jam një prej tyre. Është vetëm klubi im i dikurshëm, por unë dëshiroj ta fitoj këtë kupë. Për 90 minuta do t’i lë ndjenjat mënanjanë”. Huan Mata shton: “Kjo është një mundëi speciale për mua. Është një ekip spanjoll, një ekip ku unë kam miq specialë, si Huanfran dhe Adrian Lopez. Fitova Ligën e Kampioneve dhe tani dua të fitoj Super Kupën”. Sulmuesi i Atletikos, Falkao, shton: “Çelsi është një ekip shumë i organizuar. Dinë të mbrohen mirë dhe luajnë në sulm si nj ekip. Unë mendoj se mund ta fitojmë ndeshjen. Të dy ekipet e meritojnë të jenë këtu”. Mesfushori i Atletikos, Gabi, tha: “Është një ndeshje që nuk ka favoritë. Çelsi është Kampion i Europës, por dhe jemi të Ligës së Europës. Do të jetë një ndeshje argëtuese”. Kjo është hera e pestë që finalja e Super Kupës do të luhet midis ekipeve spanjolle dhe angleze. Më parë janë luajtur në vitin 1979, 1980, 1982 dhe 1998, ku anglezët kanë fituar tri herë. Finalja Çelsi-Atletiko Madrid do të gjykohet nga slloveni Damir Skomina. Kampion në fuqi i kompeticionit është Barcelona (4 herë), ndërsa Milani është ekipi që e ka fituar atë më shumë, 7 herë.

LIBRI I ARTË I SUPER KUPËS

 2011 Barcelona

2010 Atletiko

2009 Barcelona

2008 Zenit

2007 Milan

2006 Sevilja

2005 Liverpul

2004 Valencia

2003 Milan

2002 Real Madrid

2001 Liverpul

2000 Gallatasaraj

1999 Lacio

1998 Çelsi

1997 Barcelona

1996 Juventus

1995 Ajak

1994 Milan

1993 Parma

1992 Barcelona

1991 Man. Jun.

1990 Milan

1989 Milan

1988 Meshelen

1987 Porto

1986 Steaua

1984 Juventus

1983 Aberdin

1982 Aston Villa

1980 Valencia

1979 Not. Forest

1978 Anderleht

1977 Liverpol

1976 Anderleht

1975 Dinamo Kiev

1973 Ajaks