Real Madrid bën lëvizjen e parë për Pogban, ja shuma që i ofron United

324
Sigal

Real Madrid po përgatit një ofertë prej 70 milionë stërlinash (thuajse 80 milionë euro) për të rrëmbyer Paul Pogba nga Manchester City. Ylli francez prej kohësh është në listën e dëshirave të Zidane, por mesa duket kjo verë shihet si periudha e duhur që lëvizje të kompletohet.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, klubi merengues ka formalizuar trattivat me klubin e Premuer League, teksa Pogba-s i skadon kontrata të qershorin e vitit 2021, ndaj dhe çmimi i tij është përgjysmuar.

Kujtojmë që kërkesa e Manchester United verën e kaluar ishte 140 milionë euro, por tashmë duke marrë në konsideratë edhe krizën, do të bie ndjeshëm. Futbollisti ndërkohë ka shprehur dëshirën për të nisur një aventurë të re, pa harruar edhe Juventusin që është një nga dy ekipet shumë të interesuara bashkë me Realin.