Real Madridi kampioni i “Money League”, asnjë italiane në Top 10

521
Sigal

Reali i Madridit rikthehet në krye të skuadrave me më shumë të ardhura, duke arkëtuar sezonin e fundit plot 751 milionë euro dhe duke lënë pas ndjeshëm Barcelonën, që ka arkëtuar 690 milionë dhe Mançester Junajtidin (666 milionë), i cili sezonin e fundit ishte në krye të listës “milionere”.

Raporti i “Deloitte Football Money League”, në edicionin e tij të 22-të, tregon edhe njëherë se titanët e futbollit janë në një betejë gjithnjë e më të ashpër dhe që vitet e fundit janë fuqizuar gjithnjë e më shumë. Mjafton të shohim se tre të parat kanë grumbulluar më shumë se 2.1 miliardë euro dhe kanë dyfishuar të ardhurat krahasuar me 10 vite më parë. Bashkarisht, 20 shoqëritë sportive me të ardhurat më të mëdha në botë, kanë grumbulluar 8.3 miliardë euro në sezonin 2017-2018 me një rritje prej 6% krahasuar me një sezon më parë.

50917494 1526105374158530 3044932260093493248 N

Në vendin e katërt është Bajerni i Mynihut me 629 milionë euro, i ndjekur nga Mançester Siti me 568 milionë. Top 10 ekipet më me shumë të ardhura vijojnë me Paris SG (541 mln), Liverpul (513 mln), çelsi (505 mln), Arsenali (439 mln) dhe Totenhemi (428 mln). Bie në sy se në top 10 ekipet më me shumë të ardhura nuk ka asnjë skuadër italiane. Gjithsesi ekipi italian që ka përfituar më shumë është Juventusi, në vendin e 11-të me 395 mln euro.