Real Madrid vazhdon rrugën drejt titullit kampion

262
Sigal

Duket se “lojtari” më i mirë i Real Madridit është penalltia. Madrilenët ditën e sotme kanë arritur të kalojnë pengesën e radhës dhe të vazhdojnë rrugën të qetë drejt titullit kampion. Është sërish një penallti e shndërruar në gol nga Serxho Ramos, që mjafton për të marrë tre pikët, ndaj një skuadre të vështirë si Atletik Bilbao, ndaj të cilës Barcelona “ngeci” javën e shkuar. Skuadra e Zidan e ka dominuar gjithë ndeshjen, por pa rrezikuar në maksimum portën e baskëve, që kanë rezistuar deri në minutën e 73-të, kur Marselo fiton një penallti, pas një ndërhyrje të dyshimtë në hyrje të zonës dhe është Serxho Ramos, i cili ekzekuton specialitetin e tij dhe i jep avantazhin Realit, epërsi që do të qëndrojë deri në fund të ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të Bilbaos për të barazuar. Me këtë fitore “Los Blancos” renditen të parët, me 7 pikë më shumë se Barcelona, që luan sot ndaj Vilareal dhe mund ta çojë në 4 pikë diferencën me “armiqtë” e përjetshëm.