Sigal

Për Real Madrid asgjë nuk po shkon si duhet që pas lagimit të Cristiano Ronaldos. Blancos u prezantuan në javën e parë të kampionatit me emra dhe numra të ndryshëm, në krahasim me ato të përdorura në Superkupë. “Fajin” e ka Liga, që i ka kërkuar uniformitet klubeve spanjollë.

Rregullat janë rregulla, edhe për Real Madrid. Nëse La Liga vendos dicka, edhe merengues janë të detyruar ta respektojnë. Numrat dhe emrat pas fanellës klubi i modifikoi si gjithnjë pas miqësoreve verore. Kështu, në Superkupën Europiane, u përdorën karaktere që do ti shoqërojnë të besuarit e Lopetegui gjatë sezonit, vetëm se në kampionat nuk bëhet fjalë.

Cështja është e njëtrajtshmërisë, si ndodhi në Itali me shiritin e kapitenit. Prej disa vitesh la Liga inspirohet nga Premier League, që prej vitesh i imponon klubeve të njëjtin karakter për fanellat e kampionatit Por Real…është Real kështu që, si ndodhi vitin e kaluar, ka përgatitur version të dyfishtë.