Real Madrid e nis vitin mbarë, thyen 3-0 Getafen dhe vë nën presion Barcelonën

535
Sigal

Real Madrid ka fituar “derbin” e vogël me Getafen dhe ka marrë përkohësisht kryesimin e La Ligas duke kaluan presionin te Barcelona, e cila luan në mbrëmje derbin me Espanjolin.

Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan ka triumfuar 3-0 në “Alfonso Perez”. Reali ka kaluar në epërsi që në pjesën e parë me një autogol të David Sorias.

Në pjesën e dytë Rafael Varan ka futur në kasafortë tre pikët për “mbretërorët”, ndërsa në kohën shtesë është Luka Modriç ai që i vë kapak sfidës me golin e rezultatit përfundimtar 3-0.

Me këtë fitore, Real Madrid kryeson La Ligan në kuotën e 40 pikëve, një më shumë sesa Barcelona, e cila do të zbresë në fushën e lojës në orën 21:00, ku do të përballet me Espanjolin në “RCDE Stadium”.