Sigal

Kampionët në fuqi të Europës kanë bërë të ditur se kanë nënshkruar me mesfushorin e Manchester Cityt, Brahim Diaz.

Diaz, i cili ka bërë 15 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolës, besohet t’i ketë kushtuar Realit rreth 15.5 milionë stërlina por me shtesa të rëndësishme.

Real Madrid në një deklaratë në faqen zyrtare shkruan se : “Real Madrid CF dhe Manchester City kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Brahim Diaz, i cili mbetet i lidhur me klubin për pjesën e mbetur të sezonit dhe gjashtë vitet e ardhshme deri më 30 qershor 2025”.

Vizitat mjekësore do të zhvillohen të hënën më 7 janar.