Ramos para finales me Juventusin: Jemi shumë të motivuar

524
Sergio Ramos kërkon që Real Madrid të shkruajë historinë në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Real Madrid nesër kërkon titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, në finalen që luhet në Kardif.
“Nesër ne kemi para nesh një datë historike”, ka deklaruar Ramos fillimisht.
“Ne jemi shumë të motivuar, dhe dëshirojmë ta marrim sërish këtë titull, për t’u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi”.
“Tri finale në katër vite është diçka e jashtëzakonshme. Askush nuk e ka imagjinuar këtë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun sërish në shtëpi”, ka vazhduar kapiteni i Real Madridit.
Sigal