Ramos: Neymar-in e dua te Real Madrid, por më parë duhet të negocioj me të motrën

450
Jo më larg se sezonin e kaluar Sergio Ramos dhe Neymar ishin rivalë të mëdhenj në fushën e lojës dhe madje gjatë merkatos së verës kur përflitej për brazilianin që do të largohej nga Barcelona, mbrojtësi i Real Madrid u shpreh se kjo do t’a lumturonte pasi ai ishte dikush që bënte diferemvën.
Në një intervistë së fundmi për “Cadena SER”, Sergio Ramos, ka deklaruar se Neymar e ka të hapur derën nëqoftëse dëshiron t’i bashkohet Real Madrid. Pavarësisht dëshirës së madhe për t’a patur në ekip, mbrojtësi madrilen nuk ka ngurruar ta ngacmojë Neymar-in për ditëlindjen e motrës së tij dhe udhëtimet e shpeshta drejt vendlindjes për të marrë pjesë në festat familjare duke braktisur stërvitjen.
“Unë kam dëshirë që të kem gjithmonë më të mirët në skuadër dhe Neymar është një prej tyre. Ai është një nga më të mirët në botë dhe sigurisht duke kaluar nga PSG do të ishte më e thjeshtë të transferohej te ne. Por ajo që duhet të negociohet janë ditëlindjet e motrës së tij.
Edhe për Neymar do të ishte më e lehtë të vinte nga Parisi sesa nga Barcelona. Ai padyshim që do të ishte i nevojshëm, është një lojtar ndryshe nga ata që kemi në përbërje dhe do të bënte diferencën. Unë e kam derën e hapur për të, nëse dëshiron të vijë që në dhjetor”, u shpreh Ramos.


Sigal