Rama përforcon Kukësin

468
Sigal

Kukësi me afrimet e merkatos dimërore është kampion i kësaj “gare”. Afrimet e Vasil Shkurtajt, Eduart Rrocës, Faton Xhemailit dhe së fundmi Olsi Teqjes e bëjnë Kukësin një nga klubet që i tejkalon të gjitha parashikimet për superligën shqiptare. Megjithatë, ajo që bënë “bujë” është afrimi iI ish-futbollistit të kombëtares Valdet Rama. Sipas njoftimeve të besueshme futbollisti pritet të vihet nën urdhrat e trajneri Armando Cungu, palët e kanë arritur akordin dhe mbetet vetëm të hidhet firma mbi kontratë. Kërkesat financiare në fillim ishin të larta, por më pas është gjetur ai “mesi i artë” çka e ka bindur Ramën që të shkojë në Kukës.