Radio Katalonja: Messi dhe Suarez do të ribashkohen në Miami

401
Sigal

Lionel Messi dhe Luis Suarez do të mundë të luajnë përsëri përkrah njëri-tjetrit në atë ardhmen. Sipas Radio Katalonjës, ata mund të ribashkohen në MLS në Shtetet e bashkuara në të ardhmen.

Pas largimit të Suarezit nga Barcelona dhe kalimit në Atletico Madrid, thuhet se ata dy kanë bërë plane për t’i ribashkuar forcat në SHBA

Klubi favorit për t’i siguruar shërbimet e Messit dhe Suarezit thuhet të jetë Inter Miami, i cili është në pronësi të David Beckham.

Në një intervistë javën e kaluar për La Sexta, sulmuesi i Barcelonës, Messi, e shprehur haptazi dëshirën për të luajtur në SHBA në të ardhmen.

“Gjithmonë kam thënë se dua ta përjetoj ligën e Shteteve të Bashkuara, por jo njëherë”, kishte thënë Messi.

Për Suarezin është përfolur edhe më herët se mund t’i bashkohet Inter Miamit, por sulmuesi uruguaian vendosi verën e kaluar ta vazhdojë karrierën në Evropë për edhe ca vite.

Kontrata e tij me Atleticon mbaron në verën e vitit 2022, kur ai t’i mbushë 35 vjet, ndërsa marrëveshja e Messit me Barcën mbaron verën e ardhshme.

Edhe Messi e ka shprehur vendosmërinë për të luajtur në Evropë për edhe disa vjet të tjera.

Prandaj, ribashkimi i tyre i mundshëm në MLS mund të ndodhë në vitin 2022 apo 2023.