Qershori, si muaji i gëzimeve dhe hidhërimeve të “Flamurtarit”

200
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

nga Ergys Alushi

Një histori 90 -vjeçare e mbushur me ngjarje kulmore të një prej simboleve të qytetit. Më 7 qershor 1931, ndeshja e futbollit në Vlorë midis skudrave të futbollit të Tiranës dhe Vlorës, zhvillohet midis incidenteve të mëdha. Publiku hyn ne fushë, një lojtar rreh arbitrin, Andon Fekeçi, ndërsa i gjithë populli bërtiste kundër Tiranës. Ndeshja zgjati plot 4 orë. Arbitri del nga fusha e lojës i mbrojtur nga policia dhe xhandarët. Më  Qershor të vitit 1946, ekipi i futbollit të Vlorës do të pagëzohet me emrin e ri “Flamurtari”.

Më 5 Qershor të vitit 1949, “Flamurtari” do të dënohet për të zbritur në kategorinë e parë, pasi ka braktisur fushën e lojës në një ndeshje me “Vllazninë” në Vlorë. Më 12 Qershor të vitit 1991, “Flamurtari” do të shpallet për herë të parë në historinë e tij, Kampion kombëtar. Më 6 Qershor të vitit 2021, “Flamurtari” do të zbresë në kategorinë e tretë, duke rrezikuar falimentimin dhe shuarjen e emrit të madh, që krijoi në futbollin shqiptar dhe atij evropian gjatë dekadës së artë 1980-1991.