Pyetja qesharake për Ronaldo-n që i habiti të gjithë, ja si përgjigjet Florenzi

494
Sigal

Alesandro Florenzit, futbollistit të Romës, i është bërë një pyetje qesharake që i ka habitur të gjithë në përfundim të ndeshjes kundër Torinos, në lidhje me Cristiano Ronaldo-n.

Portugezi debutoi të shtunën me Juventusin në ndeshjen e fituar me vështirësi 2-3 kundër Cheivo-s, por nuk arriti të shënonte asnjë gol. Përveç kësaj në Itali po përjetohet ‘Ronaldomania’, por gjithsesi asgjë nuk e përligj pyetjen që një gazetar i ka bërë mbrojtësit të Romës në përfundim të ndeshjes.

Florenzi ishte duke pritur një pyetje për ekipin e Romës, e cila mori 3 pikë shumë të rëndësishme, por ajo që i tha gazetari ishte: “A do të ishte i emocionuar nëse ulesh para televizorit dhe shikon Cristiano Ronaldon?”

Duhet theksuar se Florenzi është një lojtar që ka 219 ndeshje në “Seria A”, 29 ne kombëtaren, ka arritur gjysmëfinale të “Championsit” dhe ka luajtur me lojtarë në skuadër si Totti, De Rossi apo Salah. Për të mos përmendur kundërshtarët me të cilët është përballur.

Natyrshëm edhe përgjigjja e futbollistit ishte: “Gjëra të tjera në jetë më emocionojnë.”