Pulaku pozitiv edhe në testin B, përgjigjja mbahej e fshehur

469
Sigal

Ashtu siç parashikohej, Hysen Pulaku është shpallur pozitiv edhe në testin B për përdorimin e substancave të ndaluara në sport, në rastin e tij të stanozolit. Në fakt përgjigjja e testit ka ardhur në drejtim të Federatës Shqiptare që me datë 14 janar, por nuk dihet se për çfarë arsyesh një gjë e tillë nuk u bë publike, një enigmë kjo më e madhe se sa përgjigjet e testeve për sportistët përkatës. Të tre peshëngritësit, si Begaj, Pulaku ashtu edhe Godelli, janë gjetur pas testeve të bëra si përdorues të substancave të ndaluara, diçka që është vërtetuar edhe me testet B, përveç Godellit që akoma nuk e ka marrë përgjigjen, ose nuk është bërë publike. Rruga e vetme që mund të ndjekin tani sportistët dhe Federata është padyshim Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Kujtojmë që edhe në vitin 2012-ë, Pulaku është gjetur pozitiv në përdorimin e po të njëjtës substancë të ndaluar, diçka që sigurisht e shton edhe më shumë “peshën e fajit”.