Publikohet formacioni i vitit, nuk ka vend për Messin dhe Ronaldon

168
Sigal

Prestigjozja franceze, L’Equipe ka publikuar së fundmi formacionin më të mirë të vitit 2021. I çuditshëm është fakti se aty nuk ka vend as për Messin dhe as për Ronaldon. Edhe pse fitoi Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe Topin e 7 të Artë, Leo Mesi sërish nuk është konsideruar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit nga L’Equipe.

Gjithashtu është dhe e dukshme mungesa e Kristiano Ronaldos i cili nuk dha thuajse asgjë me Juventusin dhe në verë u transferua te United. Bien në sy prezenca e Karim Benzemas, pas një viti fantastik që ka kaluar me Real Madrid, por gjithashtu edhe Muhamed Salah për atë që dha me Liverpool. Çelsi e kryeson këtë formacion me tre lojtarë. Kampionët e Europës përfaqësohen me Mendi në portë dhe Zhorxhinjo dhe Kante në mesfushë.