PSG thyen rekordin e vjetër 58 vjeçar të “Totenhemit”

404
Sigal

Klubi i futbollit “Paris Sant Zhermen”, mbrëmë, theu rekordin e vjetër 58 vjeçar të “Totenhemit” .

PSG-ja mposhti mbrëmë “Lilën” duke fituar 2-1 dhe arritën fitoren e 12-të radhazi që nga fillimi i sezonit në “Ligue 1″.

PSG theu rekordin e Totenhemit, i cili në hapjen e sezonit 1960/61 në kampionatin anglez realizoi 11 fitore rradhazi. Vlen të theksohet se rekordet lidhen me pesë ligat më të forta të futbollit europian, të cilat janë ai anglez, gjerman, spanjoll, italian dhe francez.

Kilian Mbape në minutën e 70-të dhe Neimar në minutën e 84 shënuan për një epërsi 2-0, ndërsa Nikola Pepe ngushtoi rezultatet nga 11-metërshi në 2-1, transmeton Atsh.

PSG pas 12 ndeshjeve të luajtura në “Ligue 1” ka 36 pikë, ndërsa tashmë “Llila” që është në vendin e dytë, ka 11 pikë më pak.