Propozimi i Lega Calcio, ndeshjet e prapambetura të luhen më 13 qershor, sezoni i plotë të rinisë një javë më pas

282
Sigal

Gjithçka pritet të ratifikohet në atë që shpresohet të jetë data vendimtare për të kuptuar të ardhmen e futbollit italian. Samiti i krerëve të futbollit me Ministrin e Sportit ditën e enjte pritet të jetë çelësi për të parë nëse do niset dhe si do të niset. Ideja e Legas është për ta rinisur më 13 qershor me katër ndeshjet të cilat u shtynë, konkretisht Atalanta-Sasuolo, Inter-Sampdoria, Verona-Kajliari dhe Torino-Parma, ndërsa java e ardhshme, ajo e 27-ta të luhet e plotë shtatë ditë më pas.

Kjo do t’u lejonte skuadrave që ta nisnin në mënyrë të barabartë më 20 qershor, pa lënë pas asnjë ndeshje për të rikuperuar dhe kjo do të sillte garanci që edhe me dy ndeshje në javë, çdo gjë që mbyllej brenda kohës së UEFA kërkon, pra 2 gushti. Më pas, për pesë ekipet që marrin pjesë në Kupat e Europës, do të jetë hapësira edhe në këto veprimtar, për të mbyllur më në fund një sezon që nuk ka ndërmend të mbarojë.