Princi trashëgimtar saudit Muhammad Bin Salman: ‘Vrasja e Khashoggi faji im’

516
Sigal

Një vit pas vrasjes së Jamal Khashoggi, gazetarit saudit të Washington Post, i vrarë dhe i masakruar në konsullatën saudite të Stambollit, princi trashëgimtar saudit Muhammad bin Salman ka marrë përsipër të gjithë përgjegjësinë politike të krimit, duke pranuar që ka qenë në dijeni vetëm pas vrasjes së ndodhur.

‘Jam përgjegjës sepse është bërë në mbretërinë time’, ka thënë Bin Salman në një deklaratë të bërë ekskluzivisht për televizionin amerikan Pbs.

Por pavarësisht pranimii i fajit nga ana e Bin Salma, kjo deklaratë rrezikon të kalojë në plan të dytë pas njoftimeve të bëra në orët e fundit nga Riad, që hap dyert për turistët e huaj, për herë të parë në historinë e vendin ultrakonservator.

Nga nesër autoritetet saudite mund të kenë kërkesa për viza nga rreth 48 kombësi europiane, amerikano-jugore, aziatike, mes të cilave edhe britanike, italiane, amerikane.