Prezantohet te Kukësi ish-lojtari i Flamurtarit

537
Sigal

Kukësi më në fund ka zyrtarizuar transferimin e ish-futbollistit të Flamurtarit, Emiliano Musta.

Mesfushori kreu testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë për 1 vit me fituesit e Kupës së Shqipërisë.

Kjo është goditja e parë në merkato për verilindorët, teksa shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi i portierit Ilir Avdyli.

Musta ka luajtur për disa vite edhe me Teutën, Elbasanin, Partizanin dhe Shkumbinin, ndërsa sezonin e shkuar bëri paraqitje të mira nën urdhrat e Ilir Dajës.