Presidenti i Napolit po hapte shampanjën, Hysaj bën gjestin epik në dhomat e zhveshjes

559
Sigal

Napoli e ka mbyllur sezonin në Seria A në vend të dytë. Për të disatin vit radhazi, napoletanët nuk mundën dot të thyenin hegjemoninë e Juventusit.

Megjithatë ndeshja e fundit në shtëpi për napoletanët u kthye në festë, pasi mundën Interin me rezultatin 4-1, përpara tifozëve të tyre. Në dhomat e zhveshjes ishte i pranishëm edhe presidenti napoletan, Aurelio De Laurentis.

Ky i fundit po hapte një shampanjë dhe në këtë moment, futbollisti shqiptar Elseid Hysaj ishte me mbathje. Ai shkoi menjëherë pas tabelës së skemave të Ancelottit, për t’u mbrojtur nga goditja e tapës së shishes së shampanjës.

Gjesti i tij ka shkaktuar mjaft ilaritet dhe të qeshura në dhomat e zhveshjes. Ky mund të jetë edhe sezoni i fundit për Hysajn me fanellën e Napolit, pasi është aktivizuar shumë pak nga trajneri Ancelotti.

Ndërkohë me fitoren e djeshme, Napoli ka ndezur garën për një vend në Champions vitin e ardhshëm, pasi Atalanta dhe Inter janë në kuotë të barabartë pikësh dhe ndiqen në vendin e 5 nga Milani me një pikë më pak.