Presidenti i Milanit tregon pse u shkarkua Maldini: Ai nuk ishte rehat…

79
Sigal

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni shpjegoi pse Paolo Maldini u shkarkua nga posti i drejtorit të klubit.

Futbolli italian ishte shokuar kur dëgjoi lajmin se Maldini është larguar nga posti i tij, pasi nga shumë njerëz është konsideruar si njeriu që e ktheu Milanin në rrugën e duhur.

“Ne kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Maldinin, një zotëri i lidhur me këtë klub ku ai punoi mirë. Megjithatë, ne duam të punojmë në një mënyrë më moderne, të paktën për Italinë”.

“Ne duam të punojmë si ekip. Kemi një ndjenjë që Paolo nuk ishte rehat në kushte të tilla. Dhe kur dikush nuk është rehat, është më mirë të ndahemi”, ka thënë Scaroni për Corriere della Sera. ”

Menjëherë pas shkarkimit të Maldinit nga klubi u largua edhe drejtori tjetër Ricky Massara.

Mediat italiane raportuan se ka pasur një konflikt mes pronarit të Milanit, Gerry Cardinale dhe dyshes. Dyshja e lartpërmendur kanë vizione krejtësisht të ndryshme për mënyrën se si duhet të zhvillohet klubi në të ardhmen.

Maldini thuhet se ka kërkuar autonomi më të madhe dhe fonde për të forcuar skuadrën, ndërsa njerëzit kryesorë të RedBird, Cardinale dhe Giorgio Furlani, janë të prirur për të ulur kostot dhe për të ndërtuar mbi modelin aktual të biznesit.