Presidenti i Mamurrasit, Dedë Ndreca, në kërkim nga policia

724
Sigal

Dhuna në futboll/ Janë të shumta rastet kur janë përfshirë zyrtarët më të lartë të klubeve

Dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh “pushim”. Presidenti i Mamurrasit, Dedë Ndreca, është një nga tre personat e shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për agresionin në ndeshjen me Albpetrolin. Dedë Ndreca, presidenti i Mamurrasit është pezulluar 18 muaj nga aktivitetet (më 5 shtator 2013), për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, kjo e shoqëruar edhe me një gjobë prej 250 mijë lekësh. Takimi i të shtunës i Kategorisë së Parë përfundoi në barazim 1-1 dhe gjithçka dukej se po shkonte normalisht gjatë kohës së lojës. Trajneri i Mamurrasit, Luan Metani, pas ndeshjes bëri fajtor gjyqtarin: “Një penallti e padhënë për ne dhe mungesa e shumë kartonëve për miqtë për ndërhyrje të rënda ndikuan që të mos shkonim më shumë se një barazim 1-1”. Sipas burimeve policore, Ndreca dyshohet se jo vetëm ka parë grupin e tifozëve që kanë goditur gjyqtarin Zhuli, por edhe ka marrë pjesë vetë në këtë akt të shëmtuar për futbollin shqiptar.

NGJARJA NË MAMURRAS

Pas përfundimit të ndeshjes në Mamurras, arbitri kryesor Zhuli është pritur e sulmuar nga disa tifozë vendas dhe më pas është dashur ndërhyrja e kolegëve të tij për ta çuar atë drejt spitalit me trauma në kokë. Në vendngjarje ndodheshin shumë pak forca policie dhe është dashur një farë kohe për të qetësuar situatën. Pas denoncimit të bërë në Tiranë, konkretisht në komisariatin numër 3, policia nisi procedimin penal ndaj personave që dyshohen për autorësinë apo dijeninë e këtij akti dhune që njollosi sërish sportin më popullor në vendin tonë. Pas këtij incidenti të rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri u pezulluan efektivët e policisë së Mamurrasit të cilët nuk ndërhynë për parandalimin e dhunës ndaj gjyqtarit të takimit, ndërkohë që neglizhuan edhe në transportimin e tij për t’i dhënë ndihmën e parë. Kjo ngjarje merr përmasa edhe më të rënda me uniformat blu që ndryshe nga sa parashikon qartë rregullorja, kanë refuzuar shoqërimin e arbitrave në largimin nga rrethi me pretekstin se nuk kishin në dispozicion mjete transporti. Burime të Ministrisë së Brendshme bëjnë të ditur se do të ketë masa të ashpra ndaj punonjësve të policisë të cilët nuk ndërhyjnë për të ndalur dhunën në futboll në vend. Rasti i Mamurrasit nuk ka qenë i vetmi i ndodhur në stadiumet tona, ku dhuna ka qenë shoqëruesja e pandare e futbollit shqiptar. Në Fushë-Krujë në prill 2008, ish deputeti republikan Hajrulla Paturi rrahu gjyqtarin e takimit Iliria-Albpetrol, Shkëlqim Guce, por ai nuk u dënua, pasi kuvendi nuk ia hoqi imunitetin te zgjedhurit. Gjatë ndeshjes Shkumbini–Flamurtari, ne maj 2012, u akuzua nga palët, deputeti i zonës Dashnor Sula, madje deri për kërcenim me arme, por askush nuk u penalizua dhe rezultati ishte, se zoti Sula kish pasur në dorë një pistoletë-lodër.

NDËSHKIMET E ZYRTARËVE

Përfshirja e zyrtarëve të lartë në akte tërësisht antiligjore dhe josportive nuk është një gjë e jashtëzakonshme, madje është shndërruar në një fenomen “normal”. Duke parë një historik të shkurtër të përfshirjes së tyre, rastet janë jo të pakta. Vetëm sezonin e kaluar numri i zyrtarëve të ndëshkuar (presidentë, sekretarë, trajnerë, zëvendëstrajnerë) arriti në 25, ku spikasin ata të Kategorisë së Parë, por ndër ta janë dhe “qytetarët” kryebashkiakë. Dënimet e zyrtarëve, pra të presidentëve, zëvendëstrajnerëve, trajnerëve apo zëvendëstrajnerëve, teksa nuk mungon rasti kur brenda një sezoni, ku i njëjti zyrtar është dënuar dy herë, siç është rasti i Drilon Skurës së Burrelit: i dënuar me tetë ndeshje, më 12 shtator 2012, por atëherë u shoqërua edhe me një gjobë prej 250 mijë lekësh, dhe për herë të dytë më 20 shkurt 2013, po me tetë ndeshje. Kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, njëherësh edhe presidenti i ekipit u pezullua një vit për të qenë i pranishëm në stadium, kur luante skuadra e tij. Kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, hyri në fushë me makinë pas përfundimit të të ndeshjes, pasi sipas tij, ai ishte i pakënaqur me gjykimin e Gramshi-Mamurrasi. Bici ishte pezulluar me një vit nga Dispilina, për të mos qenë i pranishëm në stadium, pas incidenteve të këtij të fundit në takimin Partizani-Gramshi, tetorin e vitit të kaluar. Presidenti i Adës, Lazër Matija, u pezullua me 8 javë, ndërkohë që ai i Besëlidhjes me 16 muaj, ndërsa ai i Kamzës, Naim Qarri (2 ndeshje). Në listën e dënimeve janë dhe zëvëndëspresidentë (Alfred Pjetri), zëvëndëstrajnerë (Shpëtim Imeraj, 2 herë; Ferdinand Mërkuri, Enis Haxhia). Në listën e zyrtarëve të klubeve janë dhe Anesti Lito (Pogradeci, 8 ndeshje), Edi Shehu (Korabi, 8), Bujar Mehja (Tërbuni, 8), Gëzim Zogu (Iliria, 8), Arben Laze (Elbasani, 8). Ish-aksionari i Partizanit, Paro Laçi u ndëshkua me një vit, por më pas vendimi u ri pa nga Komisioni i Apelit, duke iu hequr.

Mamurrasi-Albpetroli 1-1

GOLAT: Marashi 1’/ Gjoka 15’

MAMURRASI: Gjergji (Xhixha 10’), Demaj, Papleka, Paja, Cara, Lama (Berberi 75’), Metaj, Zyba, Pengili, Jushi, Marashi. Trajner: L.Metani

ALPETROLI: Kaloshi, Arapi (Mbyej 77’), Asllanaj, Kapa, Xhibro, Taullua (Brata 60’), Hidërsha, Kule, Hatia (Jovani 46’), Gjoka, Junior. Trajner: A.Bedini

KARTONË TË VERDHË: Cara 40’, Metaj 52’, Demaj 84’, Jushi 77’, Papleka 90’/ Hatia 42’, Gjoka 66’, Hidersha 71’

GJYQTARË: I.Zhuli, E.Barushi, F.Mata (Tiranë)

VËZHGUES: P.Pjetrushi (Lezhë)

DELEGAT: K.Toçi (Durrës)

 Durrsakët fitojnë 2-0 me bardhlutë dhe kryesojnë të vetëm. Skënderbeu fiton me Lushnjën

Teuta fut Tiranën në krizë

 Teuta vazhdon e vetme të kryesojë Kategorinë Superiore edhe pas ndeshjeve të javës së pestë. “Djemtë e detit” fituan 2-0 em Tiranën, me bardheblutë që janë zhytyr në një krizë të thellë rezultatesh dhe tani ndodhen në vendin e parafundit, pra në zonën e rënies nga Superliga.  Takimi u luajt në Kavajë. Sinjalin e parë të vërtetë e dha sulmuesi portugez i Tiranës, Semedo, i cili pati një rast të artë në minutën e 38-të, por goditja e tij u bllokua nga mbrojtësi i Teutës, Jakupi. Ky rast zgjoi Teutën që u kundërpërgjigj me Daniel Xhafën vetëm tre minuta më pas. Vlonjati u gjend I vetëm përballë portës bardheblu por në momentet e fundit u bllokua nga mbrojtja kryeqytetase duke mos mundur të realizojë. Por fraksioni i parë kishte kohë edhe për dy raste të pastra për Tiranën. Në minutën e 44-rt Semedo u gjend i vetëm përballë Rizvanit por pa arritur të shënojë, ndërsa sulmuesi i skuadrës së Dedes hodhi poshtë edhe një tjetër mundësi pak sekonda më pas. Tirana e nisi pjesën e dytë aty ku la të parën. Me një goditje nga jashtë zonës, Nimani tronditi shtyllën e Teutës në minutën e 58-të, por pak sekonda më vonë Arbër Çyrbja dhuroi një asist për Xhafën o cili zhbllokoi sfidën. Është autori i asistit që pak minuta më vonë fiton një 11-metërsh që u kthye në gol nga Mancaku. Në javën e gjashtë, Teuta udhëton drejt Lushnjës, ndërsa Tirana e vendit të parafundit pret Kastriotin.

Pas fitores kundër Tiranës, i cili e ktheu ekipin bardhekuq te suksesi pas dy humbjesh radhazi, Skënderbeu tregon qartë se nuk ka ndërmend të ndalet më. Në ballafaqimin e radhës në kampionat, kampionët fituan 2-0 me Lushnjën. Minuta e 17-të e lojës solli një moment të dyshimtë në zonën lushnjare, që për kryesorin Andi Koci është penallti. Shkëmbi fut një top të gjatë për te Muzaka, pas shpinës së mbrojtjes mike. Mesfushori anësor i Skënderbeut futet në dyluftim me mbrojtësin Sula dhe rrëzohet, ndërsa kryesori akordon pa hezitim 11-metërsh. Kontestime të lushnjarëve, por asgjë nuk zhbëhet, as Spaho s’e ndal dot goditjen e kapitenit të korçarëve, që i kalon të tijtë në avantazh. Pjesa e dytë nis më e bukur. I tillë ishte goli i realizuar në minutën e 49-të, kur Pero Pejiç zhbllokohet personalisht dhe vë në shina të sigurta triumfin e kampionëve. Epërsia 2-0, gjithsesi, nuk i dorëzon përfundimisht lushnjarët, që me anë të kapitenit Çela sjellin drithërima në portën e Shehit në minutën e 67-të.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA V

Dje, 29 shtator

SKENDERBEU-LUSHNJA   2-0

Golat: Shkembi 17’ (pen), Pejic 49’

TEUTA-TIRANA         2-0

Golat: Xhafa 60’, Mancaku 70’ (pen)

Të shtunën, 28 shtator

PARTIZANI-FLAMURTARI  0-0

VLLAZNIA-LAÇI        3-0

Golat: Hajdari 18’, Bushic 60’, 80’

KASTRIOTI-KUKESI    0-1

Golat: Cikalleshi 79’

BYLIS-BESA           3-0

Golat: Meto 45+1’, Xhejms 62’, Izucuku 80’

     Ekipi            N    F    B    H    GSH  GP   P

1    Teuta           5    3    2    0    8    4    11

2    Vllaznia        5    3    1    1    9    2    10

3    Skënderbeu      5    2    0    2    7    5    9

4    Partizani       5    2    2    1    5    3    8

5    Bylis           5    2    1    2    7    5    7

6    Kukësi          5    2    1    2    4    5    7

7    Lushnja         5    2    1    1    3    4    7

8    Laçi            5    2    1    2    2    4    7

9    Kastrioti       5    2    0    3    3    5    6

10   Flamurtari      5    2    1    2    4    4    4

11   Tirana          5    1    1    3    1    6    4

12   Besa            5    0    1    4    3    9    1