Presidenti i Juves udhëzon drejtuesit: Dybala, kurrë tek Interi!

514
Sigal

Derbi i Italisë sapo ka nisur dhe është i destinuar të zgjasë gjatë gjithë vitit. Ai që i ka dhënë shkelmin e parë duelit ka qenë transferimi i Romelu Lukakut. Fillimisht i përfolur për një transferim të zikaltërit, më pas një afrim me Juventusin dhe në fund u transferua tek Interi, duke marrë numrin 9. Atë që mbahej nga Mauro Icardi. Refuzimi i Paulo Dybala për të veshur fanellën e Mançester Junajtid ishte gjithashtu vendimtar për të ndezur edhe më shumë duelin mes klubeve.

Kur kanë mbetur edhe disa ditë nga mbyllja e merkatos, nuk përjashtohet mundësia që “La Joya” të transferohet në një tjetër ekip në Itali apo në Gjermani e Francë. Për të janë të interesuara disa skuadra, por bie në sy mbi të gjitha Interi i Contes. Pas Lukakut, strategu italian ëndërron një sulm të frikshëm me Dybala-n.

Image

Për të dhënë një konkluzion më të qartë për situatën, ka ndërhyrë vetë presidenti i bardhezinjve, Andre Agnelli. Në një takim që ka pasur me drejtuesit, ai ua ka bërë të qartë që argjentinasi nuk do të transferohet për asnjë arsye tek Interi, por ka kërkuar që të shihen me kujdes ofertat që mund të vijnë nga fusha. Duke marrë parasysh këtë prapaskenë të zbuluara nga mediat italiane, dy pistat e vetme që ngelen janë PSG dhe Bayern Munich.

Një transferim i mundshëm i ish-futbollistit të Palermos në Francë, do të varet shumë edhe nga e ardhmja e Neymar. Fillimisht Leonardo duhet të lejojë largimin e brazilianit për t’i bërë vend më pas sulmuesit të Juventusit, teksa madje i ka bërë edhe një ofertë konkrete me 12 milionë euro në sezon. Sa i përket Bayernit të Mynihut, klubi gjerman ka nisur bisedimet edhe me Ivan Perisic, por dështimi i marrëveshjes me Sane, mund të bëjë që të investojnë shumën që kishin menduar për të afruar Dybala-n, i cili garanton shumë cilësi në sulm për të formuar një dyshe shumë interesante me Lewandowskin.