Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino i deklaron mbështetjen e fuqishme kreut të FSHF Armando Duka

672
Sigal

Zëdhënsja e Federatës Shqiptare të Futbollit Jona Dervishi bën publike për sportdashsit por edhe publikun shqiptar se Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i Bashkimit të Federetave Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Në Kongresin e 65 të FIFA-s , mbajtur sot në Zyrih, zvicerani me origjinë italiane, ka fituar ndaj tre rivalëve të tij, në votimin për postin e presidentit.
Gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm, janë miratuar një seri reformash, të cilat do të jenë në qendër të vëmendjes së këtij institucioni, në vitet e ardhëshme. Menjëherë pas zgjedhjes së Gianni Infantinos në këtë detyrë të lartë, Presidenti Armand Duka pati një takim të shpejtë me të, ku i ka uruar zgjedhjen në detyrën e Presidentit të FIFA-s.
“Ju uroj për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shpresoj shumë se në drejtimin tuaj, FIFA do të përmbushë akoma më mirë misionin e saj, për zhvillimin e futbollit botëror. FSHF, do të jetë pranë jush në përmbysjen e këtij misioni fisnik”, i është drejtuar Presidenti i Federatës Armand Duka, drejtuesit të ri të FIFA-s, menjëherë pas marrjes së detyrës, dje në Zyrih. Presidenti i sapozgjedhur Gianni Infantino ka falenderuar duke shprehur mbështetjen e tij, për FSHF dhe futbollin shqiptar.