Pozitive me COVID-19, Evagjelia Veli humb Lojërat Mesdhetare

123
Sigal

Një lajm jo i mirë ka ardhur për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare, ku Evagjelia Veli nuk do të marrë pjesë për shkak se është infektuar me COVID.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Veli me anë të një postim i në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”.

Veli ishte kandidate për medalje, sepse së fundmi u shpall dhe kampione Europë në fuqi, me sytë e gjithë shqiptarëve që ishin drejt saj.

Tani për fatin e keq ajo e humb këtë garë pasi do të duhet të qëndrojë e izoluar.