Policia: Shmangëm konfliktin fizik, tensioni nisi nga tifozët e Kukësit

410
Policia e Tiranës jep versionin zyrtar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e 30 korrikut 2015 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” ku luhej ndeshja F.K Kukesi – Lega Warszawa(Poloni).
Policia thotë se ndeshja nisi normalisht por gjatë përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, tifozët e Kuksit u revoltuan me rezultatin duke e kontestuar atë, dhe “të ashpërsuar kanë filluar reagim me tifozët kundërshtare duke tentuar të afroheshin me tribunën e tifozëve Polak.”
“Në këto moment Policia ka shmangur kontaktin fizik duke i rikthyer tifozët e Kuksit në vendet e tyre”
“Në minutën e 52 të ndeshjes së futbollit, është parë një lojtar i shtrirë, i cili u shpreh se është goditur nga një send i pacilësuar së cfarë ishte dhe drejtimi nga kishte ardhur goditja e lojtarit nuk është përcaktuar pasi zona në të cilën lojtari u rrëzua ishte pa tifozë” thuhet në njoftimin e policisë të 31 korrikut.
Policia sqaron se nga ana e albitrit u bë ndërprerja e aktivitetit sportiv dhe lojtarët u shoqëruan për në mjedisin e brendshëm nga ana e Policisë pa asnjë problem.
Nga ai moment e në vazhdimi nuk është shënuar asnjë incident ndërmjet tifozëve apo hedhje sendesh ndërkohë që nga ana e përfaqësuesve të futbollit u mor vendimi për pezullimin e ndeshjes.
Policia gjithashtu konfirmon se kishte marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndeshjes.
Policia e Tiranës, mori masat e duhura për zhvillimin normal të këtij aktiviteti. Nga ana e Komisariateve të Policisë Nr.1,2,3 në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, duke filluar nga ora 17.00, datë 30.07.2015, janë marrë masat paraprake lidhur me planizimin dhe vendosjen efektivëve për çdo Komisariat me detyrë dhe pozicionimi në vendet e caktuara për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

FK Kukesi -vs Legia Warsaw, Foto: Armando Babani/EPA. 30 korrik 2015
Sigal