Pochettino: Messi ‘Zot i futbollit’, Tottenham duhet të luajnë si ai!

473
Sigal

Trajneri i Tottenham Hotspurn, Pochettino duket se ka gjetur mënyrën se si duhet të luajë skuadra e tij në përballjen kundër Ajaxit të Amsterdamit.

Argjentinasi ka shprehur besimin se skuadra e tij duhet të luajë ashtu siç bën Lionel Messi, në mënyrë që të kenë sukses kundër skuadrës holandeze.

“Çfarë mund të them për Messin më shumë sesa kam thënë? Ai është një nga zotët e futbollit” ka thënë Pochettino.

“Është e pabesueshme, dëshira dhe kapaciteti për të luftuar me topin në këmbët e tij” ka shtuar ai.

“Sigurisht, nëse luajmë si ai me topin, tregojmë dëshirën që ai pati dje, sigurisht se ne do të kemi shanset tona për kualifikimin në finale. Nëse jo, nuk kemi shans…” ka thënë ndër të tjerash Pochettino.