“Plas” tek Barcelona: Messi nuk më do në skuadër

522
Lionel Messi nuk po më lejon që të aktivizohem tek Barcelona. Kështu është shprehur sulmuesi anësor, Gerard Deulofeu që sipas asaj që raportohet në mediat spanjolle, 23 vjeçari ia ka shprehur një futbollisti të Realit të Madridit këtë pakënaqësi. 
Sipas “Diario Gol” Deulofeu i ka thënë bashkëkombësit të tij, Dani Ceballos se Lionel Messi po e përjashton nga Barcelona. 
Aktualisht anësori është në huazim te Watfordi, pas kthimit te Barcelona nga Evertoni verën e shkuar, megjithatë ai beson se nuk është i mirëpritur më në “Camp Nou”, me Messin që s’është i interesuar që Deulofeu të aktivizohet.
Sigal