Plan i “çmendur” i Kosovës: Me Shqipërinë do aplikojmë për të organizuar Europianin

419
Sigal

Shqipëria insistoi në mënyrë të vazhdueshme për të inauguruar Arenën Kombëtare me një ndeshje të madhe në nivel ndërkombëtar, por kjo kërkesë e FSHF-ës nuk gjeti kurrë miratimin e UEFA-s.

Shqipëria nuk ka ndërmend të dorëzohet, këtë herë ideja e tyre është dhe më e madhe, fakt të cilin e zbuloi presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për “RTK”-në:

“Në një të ardhme po planifikojmë që të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë eventi të madh futbollistik si Europiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi. Në dukje një ide e “çmendur”, por jo e pamundur, edhe pse duhet kohë, për të përmbushur standardet e nevojshme.