Pique i përgjigjet Bartomeut: Nëse flas, do të shpërthej

51
Sigal

Josep Maria Bartomeu, nuk bëri autokritikë në intervistën e dhënë për “Esport3”. Ish-presidenti i Barcelonës, u shpreh se pandemia e Covid-19, ishte shkaktarja kryesore e krizës ekonomike në klub.

Megjithatë, Bartomeu pranoi se kishte bërë një gabim. Ai tha se kishte gabuar që nuk shkarkoi nga drejtimi i skuadrës Ernesto Valverden pas humbjes ndaj Liverpool

“Një ndryshim ishte i nevojshëm. Por unë dëgjova lojtarët, të cilët më thanë të vazhdonim ashtu siç ishim, me atë trajner. Ky ishte gabimi im”, i tha Bartomeu “Esport3” .

Menjëherë pas intervistës, Gerard Pique u pyet për fjalët e ish -presidentit . Ishte gjatë një bisede në Tëitch me Ibai Llanos. Mbrojtësi i Barçës u rezervua në fjalët e thënë, por nuk mundi ta fshihte pakënaqësinë e tij.

“Kam parë Bartomeun që po flet, por nëse flas unë do të shpërthejë”.

Javë më parë, në emisionin “La Sotana”, Pique e kishte përshkruar Bartomeun si “ndoshta presidentin më të keq që ka patur ndonjëherë” .