Pilicia e Amsterdamit arrestoi dhjetëra tifozë futbolli në një stacion metroje

373
Sigal

Pasditen e sotme policia e Amsterdamit ka arrestuar dhjetëra tifozë futbolli në një stacion metroje. Ata kishin disa armë me vete.

Armët janë hedhur në tokë nga pjesëtarët e grupit të madh kur u shfaqën forcat e shumta policore holandeze.

Ato ishin shkopinj gome, shtiza flamuri, një çekiç dhe materiale të tjera të forta.

Për momentin, të dyshuarit nga policia thuhet se janë tifozë italianë të Juventusit. Ata janë shoqëruar në rajonin më të afërt të policisë së Amsterdamit.

Aktualisht ata po mbahen brenda në rajon dhe akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ta.

Ajax do të luajë me Juventus çerekfinalen e parë të Champions League në mbrëmjen e sotme.