Përveç Interit dhe Ajaksit, një tjetër skuadër Europiane fiton zyrtarisht titullin kampion dhe “e djeg” me tifozët në stadium (VIDEO)

332
Sigal

Jo vetëm Interi dhe Ajaksi, ditën e sotme festoi titullin kampion edhe skuadra e Zenitit. Skuadra nga Shën Peterburgu, shpartalloi me rezultatin 6-1 Lokomotivën e Moskës, duke siguruar matematikisht suksesin, dy javë nga fundi i kampionatit, teksa udhëheq me një diferencën +8.

Ky ishte kampionati i tretë radhazi për Zenitin. Në fundin e sfidës ndaj Lokomotivës, nuk mungoi festa me tifozët, që ndryshe nga kampionatet e tjera Europiane, në Rusi stadiumi ishte i tejmbushur.